Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 18 Janar 2023, 14:54

Zgjedhjet e majit / Teknologjia e zgjedhjeve do të merret me qira - KQZ kërkon 161 laptopë, 100 printera e 51 projektorë. Jep 16.6 milion lekë

Nga SCAN TV
Zgjedhjet e majit / Teknologjia e zgjedhjeve do të merret me qira - KQZ

Teknologjia që do të përdoret në zgjedhjet vendore pas pak muajsh do të merret me qira nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet me qira do të përdoren nga administrata që do të rekrutohet më kohë të përcaktuar punë gjatë procesit zgjedhor si dhe për komisionet e nivelit zonal në të gjithë territorin e vendit tonë.

Fondi limit i përcaktuar nga Komisioni është 16.6 milionë lekë dhe parashikon marrjen me qira të 161 laptopëve, 100 printera, 90 pajisje internet, 51 projektorë etj.

Operatori ekonomik me nënshkrimin e kontratës do të marrë përsipër transportin instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve multifunksionale në vendndodhjen e 92 KZAZ-ve (në gjithë territorin e Republikës), në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe në magazinat e KQZ-së.

Sasitë e pritshme të printimit janë mesatarisht 5.000 kopje në muaj për secilën pajisje.

Zgjedhjet vendore të këtij viti janë planifikuar të zhvillohen me 14 maj.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat