Propozohet “Moratorium” për koncesionet - Tabaku kërkon ngrirje kontratash. Braçe e mbështet. Por komisioni e lë evazive

Brenda këtij vitit rregullat e lidhjes së kontratave koncesionare dhe përzgjedhjes së operatorëve do të ndryshojnë tërësisht. Komisioni Ekonomisë ka diskutuar propozimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku, për disa ndyrshime në ligjin “për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, ku kërkohet më shumë transparencë në dokumentacion për kompanitë që marrin pjesë në tender, mbajtje e përgjegjësie për abuzime nga punonjësit publikë, detyrimin e dorëzimit të raportit financiar që vërteton burimet financiare të kompanisë deri në 50 për qind të vlerës së investimit, si dhe vendosje rregullash strikte që kanë për qëllim shkualifikimin e kompanive me precedentë penale.
“Të skualifikohen kompanitë që kanë precedentë penale, të mos ketë pjesëmarrje kur kompanitë kanë precedentë për korrupsion, falsifikim, etj. Kur operatori ekonomik është në proces gjyqësor. Dhe ata që s’kanë paguar kontratat, për të cilat vazhdojnë pagesat edhe pse s’kanë kryer shërbimin e saj”, është shprehur Jorida Tabaku, Deputete e PD.
Në përgjigje të këtyre propozimeve, Ministria e Financave shprehet se në të njëjtën linjë po punohet mbi ndryshimet ligjore në ligjin për koncesionet dhe pritet që të finalizohet në fund të vitit.
Por kaq ka mjaftuar që deputetët të kërkojnë bllokim të rinovimit të kontratave apo lidhjes së kontratave të reja deri në miratimin e këtij ligji. Erion Braçe, Deputet i PS
“Për mua problem është koha. S’mund te jepen kontrata tani ndërkohë qe ne fund te vitit do ndryshojmë rregullat. Pse unë te privilegjohem tani ndërkohë qe ne fund te vitit dikush tjetër do konkurroje me rregulla te tjera. Propozimet e zonjës Tabaku, qëndrojnë", u shpreh Erion Braçe, Deputet i PS.
Komisioni nuk ka marrë një vendim nëse do të procedohet me miratimin e propozimeve të deputetes demokrate apo do të pritet drafti i plotë i Financave si dhe është lënë evazive se çfarë do të ndodhë me kontratat e parashikuara deri në fund të vitit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Kur jepen më shumë koncesione në Shqipëri? - Analiza e kontratave: Pjesa më e madhe janë ‘gaz dhe energji”
Ministria e Financave në raportin e fundit të nëntorit të 2022, ka pranuar se ka dështuar në monitorimin e kontratave koncensionare. E për rrjedhojë ende nuk......

Zgjedhjet e majit / Teknologjia e zgjedhjeve do të merret me qira - KQZ kërkon 161 laptopë, 100 printera e 51 projektorë. Jep 16.6 milion lekë
Teknologjia që do të përdoret në zgjedhjet vendore pas pak muajsh do të merret me qira nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet me qira do të përdoren nga......

‘Jo në përputhje me mbijetesën njerëzore’: Shefi i OKB-së kritikon zgjerimin e industrisë së karburanteve fosile!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka akuzuar prodhuesit e lëndëve djegëse fosile dhe mbështetësit e tyre financiarë se "garojnë për të zgjeruar prodhimin, duke......

Pse kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë pas rihapjes së Kinës?!
Kërkesa globale për naftë pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë ndonjëherë këtë vit për shkak të rihapjes së shpejtë të ekonomisë së Kinës. Kërkesa për......

Francezët përveshin mëngët, gati për protesta - Grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve
Franca përgatitet për grevën e madhe të përgjithshme të organizuar nga sindikatat kundër reformës së pensioneve. Të enjten e 19 janarit do të ketë një grevë......

Italia ‘gjen’ gaz të ri në Mesdheun lindor - Zbulimi i rëndësishëm u bë në brigjet e Egjiptit ‘Nargis 1’
Kompania energjetike italiane – ENI – konfirmoi një zbulim të ri të rëndësishëm gazi pranë brigjeve të Egjiptit. Zbulimi nga gjiganti italian u bë në pusin e......

Mishi sintetik në tryezat e europianëve që këtë vit - Europa kërkon dritë të gjelbër, alarm pas miratimit të pulave të laboratorit
Kërkesat e para që mishi sintetik të mbërrijë në tryezat e ngrënies, në Europë mund të zyrtarizohen brenda këtij viti. Alarmi për situatën e krijuar është vënë......

FTX raporton 415 milionë dollarë në kripto të hakuar!
Shkëmbimi i falimentuar i kriptove FTX tha në një raport për kreditorët të martën se rreth 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin vjedhur në......