Korriku “favorizon” eksportet, por tekstilet vijojnë rënien/ Mallrat shqiptare gjejnë më shumë treg në Greqi gjatë muajit të shtatë

Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin korrik, të mbështetura kryesisht nga materialet e ndërtimit, metalet dhe grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Megjithatë, tekstilet dhe këpucët vijuan të frenojnë shitjet jashtë vendit, ndërsa në krahasim me muajin qershor eksportet shënuan rënie.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, në korrik 2026 eksportet arritën në 33.7 miliardë lekë, duke u rritur me 10.6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në raport me qershorin ato ranë me 5%. Importet arritën në 86.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 3.6% dhe mujore prej 3.5%.
Si rezultat, deficiti tregtar arriti në 52.8 miliardë lekë. Krahasuar me korrikun e një viti më parë, ai u ngushtua lehtë me 0.5%, por në raport me qershorin u zgjerua me 9.8%, duke reflektuar rënien mujore të eksporteve dhe rritjen e blerjeve nga jashtë.
Kontributin më të madh në rritjen vjetore të eksporteve e dhanë materialet e ndërtimit dhe metalet, me 8.9 pikë përqindjeje, duke u kthyer në motorin kryesor të rritjes gjatë muajit. Pas tyre u rendit grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 5.3 pikë përqindjeje, ndërsa makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit kontribuuan me 0.9 pikë përqindjeje.
Në kahun tjetër, tekstilet dhe këpucët mbetën pika më e dobët e eksporteve shqiptare, duke dhënë një ndikim negativ prej 4.3 pikë përqindjeje. Tkurrje u regjistrua edhe te produktet kimike dhe plastike, me ndikim negativ prej 0.6 pikë përqindjeje, ndërsa lëkura dhe artikujt prej saj vijuan gjithashtu në territor negativ.
Edhe te importet, grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike dha ndikimin më të madh pozitiv, me 1.5 pikë përqindjeje. Ushqimet, pijet dhe duhani kontribuuan me 0.8 pikë përqindjeje, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet me 0.3 pikë. Ndikimi negativ nga kategoritë e tjera ishte shumë më i kufizuar.
Në aspektin e partnerëve tregtarë, eksportet shqiptare u rritën më fort drejt Greqisë, me 19%, ndërsa drejt Gjermanisë u zgjeruan me 2.5%. Në të kundërt, eksportet drejt Italisë ranë me 2%, ndërsa ato drejt Kosovës me 2.4%.
Nga ana e importeve, bie në sy Kina, prej nga blerjet u rritën me 22.7% krahasuar me korrikun 2025. Importet nga Italia u rritën lehtë me 0.3%, ndërsa ranë nga Greqia me 2.9% dhe nga Gjermania me 9.2%.
17% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese/ Polakët rikthehen sërish mes turistëve më të shumtë në sezon
Të dhënat e INSTAT për muajin qershor tregojnë një tjetër muaj pozitiv për turizmin në Shqipëri. Numri i vizitorëve të regjistruar në strukturat akomoduese......
Lezha kryeson rritjen e depozitave - BSH: Kryeqyteti shënon rënie të fortë
Qytetarët dhe bizneset po depozitojnë gjithnjë e më shumë para në banka, por me një përjashtim të madh e të dukshëm që po ndodh në kryeqytet. Sipas të......
Lehtësim i objektivave për automjetet elektrike - Britania shqyrton rrugët për emetime zero deri në vitin 2030
Britania e Madhe paraqiti një sërë opsionesh që mund të lehtësojnë presionin mbi prodhuesit e makinave për të kaluar shitjet e reja në automjete me emetime......
Biznesi, model i ri përfaqësimi - Në konsultim Dhoma Ekonomike Kombëtare, tarifa vjetore nga 1,000 lekë
Një strukturë e re kombëtare pritet të ndryshojë mënyrën e organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve në vend. Projektligji për Dhomën Ekonomike Kombëtare I......
Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë - MM: Tetë vatra zjarri ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e......
Të ardhurat vjetore të OpenAI janë dyfishuar - Arritën mbi 40 miliardë dollarë përpara ofertës fillestare publike
OpenAI po shkon drejt të ardhurave vjetore që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, një shifër që do të përfaqësonte afërsisht dyfishin e shkallës së realizimit që......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rënie drastike. Forcohen valutat e tjera
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.5 lekë......
Evazion doganor përmes vendeve të treta - Shtëpia e Bardhë pretendon humbjen e miliarda dollarëve çdo vit
Administrata Trump ka akuzuar ekonomitë kryesore botërore se po i drejtojnë eksportet përmes më shumë se 40 vendeve të treta për të shmangur tarifat......

