Bota Postuar më 19 Janar 2023, 10:12

Të dhënat në SHBA rrisin dollarin - Shitjet me pakicë dhe manifaktura rënie të ndjeshme gjatë dhjetorit

Nga SCAN TV
Të dhënat në SHBA rrisin dollarin - Shitjet me pakicë dhe

Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm gjatë tregtisë amerikane dhe asaj aziatike, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Kjo ka rritur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, ku bën pjesë edhe dollari amerikan.

Megjithatë, euro ka rikuperuar një pjesë të humbjeve, gjatë tregtisë europiane. Të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane, të publikuara të mërkurën, treguan se shitjet me pakicë ranë me hapin më të shpejtë në thuajse një vit, gjatë dhjetorit, ndërsa prodhimi i manifakturës regjistroi rënien më të madhe në thuajse dy vjet, duke shtuar mundësitë që ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit. Euro po tregtohet pranë 1.08 dollarëve, ndërsa paundi po tregtohet në rreth 1.23 dollarë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.4, duke u tërhequr lehtë nga nivelin më i ulët në 9 muajt e fundit, të regjistruar një ditë më parë. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka zbritur poshtë 21 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1530 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat