Bota Postuar më 19 Janar 2023, 10:13

Nafta humb rreth 1 dollar - Rezervat e naftës bruto në SHBA rriten me 7.6 milionë fuçi

Nga SCAN TV
Nafta humb rreth 1 dollar - Rezervat e naftës bruto në SHBA rriten me

Nafta ka humbur rreth 1 dollar në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rritje të ndjeshme të rezervave për të dytën javë me radhë, që sugjerojnë se kërkesa po ngadalësohet ndjeshëm. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi.

Ngadalësimi i ekonomisë amerikane vjen në një kohë që Rezerva Federale ka sinjalizuar se do të rrisë normën bazë të interesit përmbi 5%, për të “ftohur” inflacionin, pavarësisht se shitjet me pakicë u ngadalësuar ndjeshëm gjatë dhjetorit. Sipas të dhënave jo zyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me 7.6 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 13 janar.

Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rënie me rreth 600 mijë fuçi. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Edhe forcimi i dollarit amerikan ka ushtruar presion mbi çmimet gjatë sesionit të kaluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat