Bota Postuar më 19 Janar 2023, 11:40

Kanadaja heq dorë nga pijet alkolike - Maksimumi dy gota në javë dhe etiketa paralajmëruese

Nga SCAN TV
Kanadaja heq dorë nga pijet alkolike - Maksimumi dy gota në javë

Kanadaja ndryshon udhëzimet për konsumin e alkolit: raporti i ri nga Qendra për Përdorimin e Substancave dhe Varësinë, financuar nga Ministria e Shëndetësisë, sugjeron maksimumi 2 pije në javë  - secila e barabartë me 341 ml një birrë alkolike me 5% alkool ose 142 ml të një vere alkoolike deri në 12%.

Gjithashtu do të duhet të vendosen etiketa paralajmëruese për të gjitha pijet alkolike. Tejkalimi i këtij pragu, sipas ekspertëve kanadezë, mund të çojë në një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

Ky është vlerësuar si një lajm tronditës nga rreth 80% e kanadezëve të rritur që konsumojnë pije alkolike. Ekspertët kanadezë, sipas raportimeve të BBC, shpjegojnë se ndryshimi drastik i udhëzimeve, nga pothuajse 2 pije në ditë në dy në javë, është rezultat i kërkimeve shkencore më të mira ndër vite.

Sipas tyre mesazhi kryesor i këtyre udhëzimeve është se çdo sasi alkoli nuk është e mirë për shëndetin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat