Shqipëria Postuar më 19 Janar 2023, 14:27

Vala e emigracionit dëmton sipërmarrjen - Isteri: Dy problematikat më të mëdha, mungesa e punëtorëve dhe rënia e fuqisë blerëse

Nga SCAN TV
Vala e emigracionit dëmton sipërmarrjen - Isteri: Dy problematikat

Emigracioni masiv po shkakton probleme serioze për bizneset. Kreu i Dhomës së Tregëtisë së Durrësit Alban Isteri, I ftuar në emisionin scan Update në Scan Tv thotë se për vitin 2023 dy shqetësimet më kryesore me të cilat përballen sipërmarrjet do të jenë, mungesa e fuqisë punëtore dhe rënia e fuqisë blerëse.

Largimi i njerëzve ka boshatisur qyteteT dhe për pasojë ka rënie të fuqisë blerëse. Në këtë mënyrë bizneset janë para një shqetësimi tjetër të madh dhe kjo tashmë po përcillet nga sipërmarrjet e vogla te ato më të mëdha.

Dy vitet e fundit vendi po përballet me largime masive, veçanërisht të të rinjëve. Shkak kryesor sipas studimeve dhe raporteve ndërkombëtare, arsyeja kryesore është niveli i ulët i të ardhurave dhe kostoja e lartë e jetesës.

Blerta Lata/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat