Ndërtimet mbi një kat, Kadastra rrit tarifën e legalizimit - Nga 8 mijë lekë, pagesa shkon në 10 mijë lekë. Jo më në bllok, por për çdo kat

Ditët e para të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja që do përdoren nga zyrat e legalizimit të ndërtimeve informale. Një prej ndryshimeve më të rëndësishme vjen në pagesën që do kryhet për përditësimin e ndërtimeve. Nga 8 mijë lekë që ishte deri tani, kjo tarifë do të bëhet 10 mijë lekë, në një kohë që nuk do llogaritet me në bllok për gjithë objektin, por për ccdo kat.
“Tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo kat të ndërtimit” përcakton Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar më 11 janar.
Termi social ekonomik tashmë do përdoret për ato lloj ndërtimesh në proces legalzimi të cilat rezultojnë se përdoren për aktivitet ekonomik, social apo kulturor. E njëjta tarifë do paguhet nga zotëruesit e ndërtimeve pa leje edhe në rastet kur bëhet fjalë për legalizimin e më shumë se një objekti. Ndërkaq, në rastet e ndërtimeve pa leje me funksion të përzier do aplikohet tarifë shërbimi për përditësimin, vetëm për katin apo katet që shfrytëzohen për veprimtari social-ekonomike.
Gjatë procedurës së kërkesës për legalizim, subjekti posedues i ndërtimit pa leje shlyen tarifën e kërkesës, e cila është në vlerën 3 000 lekë dhe kryhet nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, në momentin e paraqitjes së kërkesës në portalin e-Albania.
Lorenc Rabeta/ SCAN

Rritja e çmimit për prodhuesit e energjisë, pa vendim zyrtar - Qeveria tha se do iu blihet me 10 lekë/kWh, por në fuqi është vendimi i ERE 8.56 lekë/kWh
Teksa qeveria ka deklaruar se energjia e prodhuesve me përprësi do të blihet me 10 lekë/kWh, zyrtarisht nuk ka asnjë vendim, që do i hapte rrugën rritjes së......

30% e vaksinave anticovid skaduan nga mospërdorimi - Specialistja Daja: 700 aplikime në ditë, interesi i qytetarëve u shtua gjatë dhjetorit
Interesimi i ulët i qytetarëve për të kryer injektuar dozat kundër covid-19 ka sjellë si rezultat skadimin e një pjese të vaksinave. Rreth 30% e totalit të......

Qeveria tregon se ku ka dështuar me koncesionet - Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka kapacitet kontrollues mbi PPP-të
Pas kritikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, opozitës dhe ekspertëve lidhur me praktikat e dyshimta të ndjekura për koncesionet dhe shpërdorimin e pasurive......

Pse Dubai po sheh shifra rekord transaksionesh për shitjet e pronave?!
Tregu i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe veçanërisht ai në Dubai pa shifra rekord transaksionesh gjatë vitit 2022, një trend që ekspertët parashikojnë......

Këto vende europiane janë më të hapurat për punë në distancë ose hibride!
Holanda është vendi i Bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të punëtorëve që punojnë në distancë, sipas një studimi të ri. Pandemia e COVID-19 pa një......

Kanadaja heq dorë nga pijet alkolike - Maksimumi dy gota në javë dhe etiketa paralajmëruese
Kanadaja ndryshon udhëzimet për konsumin e alkolit: raporti i ri nga Qendra për Përdorimin e Substancave dhe Varësinë, financuar nga Ministria e Shëndetësisë,......

Lufthansa blen Ita Airways? - Kompania gjermane: Italia tregu më i rëndësishëm pas SHBA
Lufthansa ka dorëzuar në ministrinë italiane të ekonomisë një kërkesë për blerjen e një pjese të aksioneve të kompanisë ajrore shtetërore Ita Airways. Plani......

Ekonomia rrethore: Një mundësi prej 4.1 trilion euro?
"Ekonomia rrethore" është bërë një nga frazat më të përdorura në biznes. Ajo i referohet të gjithë punës së përfshirë në riciklimin, reduktimin e mbetjeve dhe......