Nafta rritet me rreth 2 dollarë - Pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të optimizmit se Rezerva Federale do t’i japë fund ciklit të shtrëngimit të politikave monetare, që mund të mbështesë ekonominë dhe kërkesën për naftë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Në mbyllje të sesionit të sotëm, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë fitime për të dytën javë me radhë dhe po qëndrojnë në nivelin më të lartë që nga 1 dhjetori.
Sipas analistëve të anketuar nga Reuters, Rezerva Federale do ti japë fund rritjes së interesave dhe do të jetë të qëndrueshme gjatë këtij viti. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga rritja e kërkesës në Kinë, me rreth 1 milionë fuçi në ditë, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, në totalin e 15.4 milionë fuçive në ditë.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë kineze dhe sanksionet ndaj industrisë ruse të naftës do të dominojnë tregun gjatë këtij viti.
SCAN
Sondazh

Pezullohet licenca e “Micro Credit Albania”! Banka e Shqipërisë: Shkelje e përsëritur të kërkesave rregullative mbikëqyrëse
Për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare nuk......

Reshjet rrezikojnë nga përmbytjet disa qytete - Peleshi bën bilancin: Jemi afër pikës kritike, tregoni kujdes
Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje thuajse në të gjithë vendit. Disa zona në Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër kanë mbetur......

Vala e emigracionit dëmton sipërmarrjen - Isteri: Dy problematikat më të mëdha, mungesa e punëtorëve dhe rënia e fuqisë blerëse
Emigracioni masiv po shkakton probleme serioze për bizneset. Kreu i Dhomës së Tregëtisë së Durrësit Alban Isteri, I ftuar në emisionin scan Update në Scan Tv......

Los Angeles prezanton picën rekord - Shije pikante prej 1310 metra katrorë e ndarë në 68 mijë pjesë
Los Angeles po përpiqet të regjistrojë një rekord të shijshëm: "picën më të madhe në botë". Bëhet fjalë për një mega-picë prej 1310 metrash katrorë e cila......

Tenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa - Ulje e lehtë në raport me një vit në parë, më shumë kontestime për vlerësimin e ofertave
740 ankesa u depozituan nga bizneset pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo......

Fshehën pagat, bizneset do të paguajnë mijëra euro - 2023-shi, tatimet nisin kontrollet tek subjektet deri në 5 punonjës!
Bizneset që janë konstatuar me nëndeklarim pagash apo mosdeklarim punonjësish, do duhet që t’i kthejnë administratës tatimore pagesat e munguara. Referuar......

Ndërtimet mbi një kat, Kadastra rrit tarifën e legalizimit - Nga 8 mijë lekë, pagesa shkon në 10 mijë lekë. Jo më në bllok, por për çdo kat
Ditët e para të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja që do përdoren nga zyrat e legalizimit të ndërtimeve informale. Një prej......

Rritja e çmimit për prodhuesit e energjisë, pa vendim zyrtar - Qeveria tha se do iu blihet me 10 lekë/kWh, por në fuqi është vendimi i ERE 8.56 lekë/kWh
Teksa qeveria ka deklaruar se energjia e prodhuesve me përprësi do të blihet me 10 lekë/kWh, zyrtarisht nuk ka asnjë vendim, që do i hapte rrugën rritjes së......