Bota Postuar më 20 Janar 2023, 09:51

Monedhat e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari vijon të tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit

Nga SCAN TV
Monedhat e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari vijon

Dollari amerikan vijon të qëndrojë pranë nivelit më të ulët në 7 muajt e fundit edhe në sesionin e sotëm, për shkak të frikës për ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 102, shumë pranë nivelit më të ulët në 7 muaj prej 101.5.

Gjatë këtij viti ky indeks ka humbur 1.3% të vlerës, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2022 ra me 7.7%, pasi investitorët vendosën baste se Rezerva Federale do të ngadalësojnë hapin e rritjes së interesave. Të dhënat e publikuara të premten treguan se çmimet e konsumit për dhjetorin në Japoni u rritën me 4%, krahasuar me një vit më parë, dyfish më lart se objektivi i Bankës së Japonisë prej 2%.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara më herët gjatë kësaj jave treguan se ekonomia amerikane po ngadalësohet për shkak të rritjes së interesave, dhe me shumë mundësi do të shkojë drejt recesionit në 2023.

Megjithatë, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë ra gjatë javës së kaluar, që sugjeron se tregu i punës vijon të jetë solid. Tashmë, investitorët do të presin takimin e Rezervës Federale muajin e ardhshëm dhe pritshmëritë janë për një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet poshtë 21 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1550 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat