Europa Postuar më 20 Janar 2023, 11:17

Britania e paqëndrueshme nga ana fiskale - Kompanitë e naftës: Taksat e jashtëzakonshme, një padrejtësi!

Nga SCAN TV
Britania e paqëndrueshme nga ana fiskale - Kompanitë e naftës:

Mbretëria e Bashkuar është e paqëndrueshme nga pikëpamja fiskale dhe kjo e ka bërë qeverinë të kënaqet duke goditur kompanitë kryesore të naftës me taksa të jashtëzakonshme edhe pse për një kohë të shkurtër. Deklarata është bërë nga Amjad Bseisu, Administrator i Përgjithshëm i kompanisë EnQuest.

Sipas tij, kompania e eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Detin e Veriut tani e sheh Azinë si zonën e saj më të madhe të rritjes, në vend të Mbretërisë së Bashkuar apo Europës.

Në nëntor, qeveria britanike ngriti në mënyrë të papritur një taksë ekzistuese mbi fitimet e kompanive të naftës nga 25% në 35% deri në vitin 2028. Kjo çon normën e përgjithshme të taksës për prodhuesit e Detit të Veriut në 75%, pasi të aplikohet taksa e korporatës prej 40%.

Taksa e papritur synon ridrejtimin e fitimeve të parakohshme si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit në programe për të subvencionuar faturat e energjisë për familjet në një kohë që vendi përballet me një krizë historike të kostos së jetesës.

Bseisu u shpreh se kjo taksë është padyshim afatshkurtër, veçanërisht duke pasur parasysh që industria e energjisë ka nevojë të investojë në burime të rinovueshme dhe ka nevojë për fluksin e parave. Ai shtoi se Europa dhe Britania e Madhe kanë nevojë për investime në burimet e rinovueshme dhe se “rritja e taksave është gjëja e fundit që duan të bëjnë” për të arritur këtë qëllim. Sipas tij stabiliteti i regjimeve fiskale është i rëndësishëm, por edhe siguria energjetike dhe furnizimi me energji të brendshme është jashtëzakonisht i rëndësishme.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak fillimisht prezantoi taksën në muajin maj, kur ai ishte ministër i financave në qeverinë e Boris Johnson. Në nëntor, ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, zgjeroi taksën mbi fitimet e energjisë, ndërkohë që njoftoi një mori rritjesh të tjera taksash dhe shkurtime shpenzimesh, ndërsa qeveria u përpoq të mbyllte një vrimë të konsiderueshme në financat publike të vendit.

Bseisu këmbëngul se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e paqëndrueshme nga ana fiskale, dhe kjo gjë ndikon në pikëpamjet afatgjata për investimet. Ai  tha se ka shumë presion publik për të taksuar kompanitë e naftës me fitime të larta, edhe pse fitimet nuk po bëhen në Mbretërinë e Bashkuar. Ai sugjeroi se paqëndrueshmëria politike në vend nënkupton se qeveria e re dëshiron një rregullim të situatës, por e cilësoi rritjen e taksës së papritur një padrejtësi që po ndikon shumë keq në industri.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat