Tregjet e energjisë, të kontraktuara në 2023 - IEA: Rritja e çmimeve godet kryesisht vendet në zhvillim

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol tha se se tregjet e energjisë mund të jenë më të kontraktuara gjatë vitit 2023, duke shtuar se ai shpreson që çmimet të mos rriten më tej, në mënyrë që të lehtësohet presioni mbi vendet në zhvillim që janë importuese të energjisë. Ai theksoi se nuk ishte shumë i qetë për tregjet dhe 2023-shi mund të jetë një vit ndryshe nga ai që parashikojnë disa kolegë.
Ndërkohë kontratat e së ardhmes së naftës Brent u ulën për herë të fundit me 84 cent, ose 1%, në 84.14 dollarë për fuçi. Dy prodhues të OPEC+ të Gjirit, ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail al-Mazrouei dhe shefi i Saudi Aramco, Amin Nasser, thanë se i shohin tregjet e naftës të balancuar.
Birol tha për agjencinë e lajmeve Reuters se edhe pse aktualisht nuk ka kontraktim të tregut, ka pasiguri përkatësisht për kërkesën kineze dhe ofertën ruse. Ai shtoi se nëse ekonomia kineze rimëkëmbet këtë vit, gjë që presin shumë institucione financiare, atëherë mund të shihet se kërkesa do të jetë shumë e fortë dhe do të ushtrojë presion mbi tregjet. Sa i përket Rusisë, Birol tha se kishte shumë pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të eksportuar për shkak të sanksioneve perëndimore, por edhe për shkak të sfidave të saj afatgjata.
Firmat ndërkombëtare që kanë ndihmuar fushat e naftës ruse që të bëheshin produktive janë larguar të gjitha nga vendi, tha ai.
IEA mbivlerësoi ndikimin e sanksioneve perëndimore në vëllimet e eksportit të naftës ruse në fillim të pushtimit të Ukrainës duke thënë se tregjet e naftës mund të humbasin deri në 3 milionë fuçi në ditë. Birol tha se eksportet ruse të naftës dukej të ishin më "rezistente" se sa ishte parashikuar në fillim të vitit të kaluar. Ai u shpreh ndër të tjera se eksportet e naftës ruse janë në rënie tani, dhe do të bien më tej në tremujorin e parë të këtij viti dhe më tej. Sipas tij nafta e papërpunuar dhe produktet ruse do të vazhdojnë të blihen në Azi, veçanërisht në Indi dhe Kinë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

AntiCovid vaccines expired in 30% of cases due to non-use
The low interest of citizens in injecting doses of COVID-19 has resulted in the expiration of some of the vaccines. About 30% of the total number of vaccines......

Genesis, firma e kriptove shpall falimentimin - Njësia e huadhënies “ngriu” shlyerjen e klienteve në 16 nëntor
Njësia e huadhënies së kriptove, Genesis, shpalli falimentimin, duke e arsyetuar me një një rënie të tregut por dhe për shkak të shkëmbimeve të FTX dhe......

Britania e paqëndrueshme nga ana fiskale - Kompanitë e naftës: Taksat e jashtëzakonshme, një padrejtësi!
Mbretëria e Bashkuar është e paqëndrueshme nga pikëpamja fiskale dhe kjo e ka bërë qeverinë të kënaqet duke goditur kompanitë kryesore të naftës me taksa të......

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 7.5% - Shqipëria, poshtë mesatares së BE, por mbi Zvicrën apo Luksemburgun
Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat, fiksohet për......

BE do të ndëshkojë kompanitë që bëjnë ‘pretendime të rreme jeshile’ – Rreth 40% e kompanive me pretendime të pabazuara mjedisore
Vendet anëtare të BE-së do të jenë përgjegjëse për vendosjen e gjobave "bindëse" ndaj kompanive që bëjnë pretendime të pabazuara mjedisore për produktet e tyre......

Çmimet e argjendit mund të arrijnë një nivel të lartë rekord në 2023 me një rritje më të madhe se ari!
Çmimet e argjendit mund të arrijnë nivelin më të lartë të nëntë viteve prej 30 dollarë për ons këtë vit, ndoshta duke tejkaluar çmimet e arit. Furnizimet e......

Mullinjtë e erës i sjellin Greqisë prodhim rekord me 55% të energjisë elektrike – Vendi renditet i pari në Europë
Sipas Shoqatës Helenike të Energjisë së Erës (HWEA) fermat e erës përbënte më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të prodhuar në Greqi në janar. Greqia......

Destinacionet më të bukura të udhëtimit për këtë dimër!
Republika Domenikane Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në plazhet e ëndrrave në vendpushimet gjithëpërfshirëse në "DomRep", siç njihet......