“Recesioni nën kontroll, por inflacioni ende i lartë” - Lagarde: Jemi të vendosur që të veprojmë deri sa të jetë e nevojshme

Kontraktimi i ekonomisë së zonës euro do të jetë me shumë mundësi nën kontroll. Ishte kjo deklarata e presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit. Sipas saj të dhënat tashmë janë shumë pozitive, por pavarësisht kësaj nuk pritet që viti 2023 të jetë i shkëlqyeshëm. Lagarde theksoi se gjithësesi ky vit do të jetë shumë më mirë se ajo që pritej, pasi tregu i punës nuk ka qenë asnjëherë kaq i gjallë sa aktualisht. Por ajo shtoi se inflacioni është ebde në një nivel shumë të lartë dhe BQE vlerëson të gjitha elementet që e përbëjnë. Por nga cdo këndvështrim që të shihet inflacioni mbetet shumë i lartë. Lagarde tha se objektivi mbetet i njëjtë: ulja deri në 2% e inflacionit në mënyrë të koordinuar, duke rritur normat e interesit deri sa niveli të ulet.
Sipas të dhënave të publikuara pak orë më parë, inflacioni në zonën euro u ul në muajin dhjetor në 9.2% nga 10.1% në muajin nëntor. Por është rritur komponenti kryesor, ai më i ndjeshmi për Bankën Qendrore Europiane: indeksi i pastruar nga energjia dhe prodhimet ushqimore nga 6.6% ka shkuar në 6.9%.
Lagarde u shpreh se situata duhet të lëvizë drejt një tranzicioni dixhital dhe të gjelbër, pasi kjo tashmë është një domosdoshmëri. Presidentja e BQE-së theksoi se financimet për të hedhur hapat e duhur do të jenë fenomenale dhe se kjo lëvizje duhet kryer sa më shpejt.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Normat e interesit do të rriten mbi 5% - Sipas JPMorgan Chase, inflacioni mbetet ende një problem shumë serioz
Administratori i Përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, beson se normat e interesit mund të rriten më shumë se sa projekton aktualisht Rezerva Federale,......

Tregjet e energjisë, të kontraktuara në 2023 - IEA: Rritja e çmimeve godet kryesisht vendet në zhvillim
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol tha se se tregjet e energjisë mund të jenë më të kontraktuara gjatë vitit 2023, duke shtuar se......

AntiCovid vaccines expired in 30% of cases due to non-use
The low interest of citizens in injecting doses of COVID-19 has resulted in the expiration of some of the vaccines. About 30% of the total number of vaccines......

Genesis, firma e kriptove shpall falimentimin - Njësia e huadhënies “ngriu” shlyerjen e klienteve në 16 nëntor
Njësia e huadhënies së kriptove, Genesis, shpalli falimentimin, duke e arsyetuar me një një rënie të tregut por dhe për shkak të shkëmbimeve të FTX dhe......

Britania e paqëndrueshme nga ana fiskale - Kompanitë e naftës: Taksat e jashtëzakonshme, një padrejtësi!
Mbretëria e Bashkuar është e paqëndrueshme nga pikëpamja fiskale dhe kjo e ka bërë qeverinë të kënaqet duke goditur kompanitë kryesore të naftës me taksa të......

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 7.5% - Shqipëria, poshtë mesatares së BE, por mbi Zvicrën apo Luksemburgun
Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat, fiksohet për......

BE do të ndëshkojë kompanitë që bëjnë ‘pretendime të rreme jeshile’ – Rreth 40% e kompanive me pretendime të pabazuara mjedisore
Vendet anëtare të BE-së do të jenë përgjegjëse për vendosjen e gjobave "bindëse" ndaj kompanive që bëjnë pretendime të pabazuara mjedisore për produktet e tyre......

Çmimet e argjendit mund të arrijnë një nivel të lartë rekord në 2023 me një rritje më të madhe se ari!
Çmimet e argjendit mund të arrijnë nivelin më të lartë të nëntë viteve prej 30 dollarë për ons këtë vit, ndoshta duke tejkaluar çmimet e arit. Furnizimet e......