“Dializa, 3.5 mln euro për seanca të pakryera” - Koncesioni, raporti: Abuzimet me buxhetin, pak investime në raport me të ardhurat

Koncesioni i Dializës ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer”. Kjo është një prej gjetjeve të raportit analitik të hartuar nga organizata “Together for Life”, që bazohet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Kjo shifër është përfituar përgjatë një periudhe 5-vjeçare, teksa sipas raportit kompania DiaVita, që administron koncesionin, u pagua për 31,450 seanca dialize të pakryera. Për këtë kontratë për periudhën 2016 - 2021 janë likujduar nga Buxheti i Shtetit rreth 3.97 miliardë lekë, ndërsa mbeten për t’u likuiduar për vitet e mbetura rreth 3.24 miliardë lekë, duke qenë se vlera totale e saj është 7.21 mld lekë apo 60 mln euro.
Por, sipas raportit, vlera e investimeve në kontratat e partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë është shumë e ulët në raport me të ardhurat që kanë kompanitë. Për koncesionin e Dializës parashikohen investime në vetëm 1,1 miliardë lekë ose 16% e vlerës së kontratës.
Koncesioni i dializës është 1 nga 4 kontratat, që transferojnë një pjesë të shërbimeve shëndetësore tek kompanitë private. Objekti i kësaj kontrate koncesioni është ofrimi i shërbimit të hemodializës pranë spitaleve rajonale Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Korçë, teksa një pjesë e këtij shërbimi ende sot ofrohet nëpërmjet paketave shëndetësore dhe shërbimit publik spitalor.
Sipas kontratës koncesionare 10-vjeçare çmimi i shërbimit për një seancë dialize është 11,203 lekë, pa TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qindra ankesa për kompanitë telefonike - Rritën tarifat, ulën shërbimet!
Qytetarë të rastësishëm të pyetur nga Tv Scan raportojnë se ankesat i depozitojnë pranë punonjësve të kompanive përkatëse. Autoriteti i Komunikimeve......

E vërteta se pse Bill Gates vazhdon të blejë kaq shumë tokë bujqësore!
Bill Gates nuk mund të bëjë asgjë pa tërhequr vëmendjen konspirative të përdoruesve të internetit. Një nga teoritë më shumëngjyrëshe ka të bëjë me interesin e......

Hoteli me një kufi ndërkombëtar që kalon nëpër dhomat e gjumit!
La Cure, është një fshat i vogël i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura, që ndajnë Francën dhe Zvicrën. I ndërtuar në stilin fshatar që është......

Si personi i dytë më i pasur i Azisë ka humbur mbi 90% të pasurisë së tij?!
Vitet e fundit nuk kanë qenë të shkëlqyera për super të pasurit në Kinë, veçanërisht ata që e ndërtuan pasurinë e tyre në tregun dikur të nxehtë të pronave të......

Italia ndalon skuterët elektrikë shumë të shpejtë - Ndryshimet në ligj, nuk do të lejohet shpejtësia mbi 20 km/h
Në Itali nuk do të lejohet më shitja e skuterave që mund të arrijnë një shpejtësi mbi 20 km/orë. Ideja po përpunohet nga ministri i Infrastrukturës, Matteo......

“Recesioni nën kontroll, por inflacioni ende i lartë” - Lagarde: Jemi të vendosur që të veprojmë deri sa të jetë e nevojshme
Kontraktimi i ekonomisë së zonës euro do të jetë me shumë mundësi nën kontroll. Ishte kjo deklarata e presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine......

Normat e interesit do të rriten mbi 5% - Sipas JPMorgan Chase, inflacioni mbetet ende një problem shumë serioz
Administratori i Përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, beson se normat e interesit mund të rriten më shumë se sa projekton aktualisht Rezerva Federale,......

Tregjet e energjisë, të kontraktuara në 2023 - IEA: Rritja e çmimeve godet kryesisht vendet në zhvillim
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol tha se se tregjet e energjisë mund të jenë më të kontraktuara gjatë vitit 2023, duke shtuar se......