“Alphabet” pushon nga puna 12 mijë persona - Punonjësit u lajmëruan me e-mail. Do të marrin pagat e 4 muajve

Shoqëria mëmë e Google, Alphabet, konfirmoi shkurtimin e personelit me 12 mijë persona, me anë të një e-maili. Administratori i përgjithshëm Sunbdar Pichai dërgoi një mesazh të postës elektronike për të lajmëruar 6% të totalit të personelit të kolosit teknologjik. Lajmi konfirmohet nga agjencia Bloomberg, që citon fjalët e Pichai, i cili merr përsipër përgjegjësinë e plotë të këtij vendimi me të cilin kolosi i kërkimit në internet i bashkohet të mëdhenjve të tjerë të rrjetit si Meta, Twitter dhe Amazon.
Njësoj si kompanitë e tjera të mëdha të sektorit teknologjik, dhe Alphabet u rrit shumë shpejt në ternat e forcës së punës gjatë pandemisë Covid, dhe tashmë ka vendosur të ndryshojë planet e ridimensionimit të kompanisë.
Pchai shtoi se këto janë momente të rëndësishme që ripërcaktojnë vëmendjen e komoanisë, rivlerësojnë shpenzimet dhe drejtojnë talentet e kapitalet drejt prioriteteve kryesore. Sipas tij kompani ka një mundësi shumë të rëndësishme përballë saj me Inteligjencën Artificiale, një sektor në të cilin konkurenca është gjithnjë e më e ashpër. Ai theksoi se punonjësit e pushuar do të marrin katër muaj pagë dhe do të kenë 6 muaj përfitime shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nis puna, si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit? - Regjistër asetesh për pasuritë, ndjekje edhe jashtë kufijve
Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një......

5 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme - Spahiu: Synojmë të frenojmë emigracionin dhe të fuqizojmë sipërmarrjen
Një financim prej 5 milion euro do të vendoset në dispozicion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri me qëllim fuqizimin e sipërmarrjes......

Reshjet e shumta përkeqësojnë situatën në Lezhë - Evakuohet 1 familje. 1200 efektivë në terren. 3 qytete të tjera nën “pushtetin” e dëborës
Vijon të jetë problematiek situata nga reshjet e shumta që ka prekur vendin ditët e fundit duke bërë që në disa qytete të shkaktohen edhe përmbytje. Këtë të......

Nxitja e energjisë së diellit dhe erës - Çekrezi: Risitë e ligjit të ri, të miratohet sa më shpejt nga parlamenti
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, që është depozituar në Kuvend sjell një sërë risish, sipas ekspertëve do i japë......

Sa i ndershëm është shteti? - Sherefedin Shehu: Taksa e sheshtë është zgjidhja. Qeveria ka një strategji në letër, por nuk e di që e ka
Sherefedin Shehu, Ish Zv.Ministër i Financave i ftuar për të folur në “Studio Intel” mbi mënyrën se si menaxhohen dhe shpërndahen taksat e shqiptarëve u shpreh......

A “na nxjerrin dot” bashkitë nga uji? - Farrici: Qeveria të ndërhyjë kur dëmi është më i madh se 8 % e buxhetit të bashkisë
Teksa pjesë të ultësirës perëndimore të vendit janë nën ujë për shkak të daljeve të lumenjve nga shtrati rrjedhojë e rreshjeve të ditëve të fundit, çështje......

Bëhet më e vështirë të marrësh kredi! - Raporti i BSH, shtohet shtrëngimi i huadhënies nga bankat për individët e biznesin
Standardet e kreditimit vijuan të shtrëngohen edhe në tremujorin e fundit të vitit 2022. Raporti I sapo publikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë periudhë......

“Dializa, 3.5 mln euro për seanca të pakryera” - Koncesioni, raporti: Abuzimet me buxhetin, pak investime në raport me të ardhurat
Koncesioni i Dializës ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer”. Kjo është një......