Shqipëria Postuar më 20 Janar 2023, 14:58

A “na nxjerrin dot” bashkitë nga uji? - Farrici: Qeveria të ndërhyjë kur dëmi është më i madh se 8 % e buxhetit të bashkisë

Nga SCAN TV
A “na nxjerrin dot” bashkitë nga uji? - Farrici: Qeveria

Teksa pjesë të ultësirës perëndimore të vendit janë nën ujë për shkak të daljeve të lumenjve nga shtrati rrjedhojë e rreshjeve të ditëve të fundit, çështje mbetet menaxhimi i pasojave dhe dëmshpërblimet.

Sipas Adelina Farricit, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, nëse dëmet e shkaktuara nga një fatkeqësi natyrore tejkalojnë 8% të buxhetit të bashkisë përkatëse ku fatkeqësia ndodh, menaxhimi i dëmit nuk është më përgjegjësi vetëm e të parës.

Farrici e vuri theksin tek bashkëpunimi i domosdoshëm i pushtetit vendor me atë qendror gjatë menaxhimit të pasojave të fatkeqësive natyrore, si në rastin konkret të përmbytjeve.

Adelina Farrici ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit Start ku foli për nevojën për rritjen e kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e emergjencave civile.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat