Shqipëria Postuar më 20 Janar 2023, 15:04

5 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme - Spahiu: Synojmë të frenojmë emigracionin dhe të fuqizojmë sipërmarrjen

Nga SCAN TV
5 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme - Spahiu: Synojmë

Një financim prej 5 milion euro do të vendoset në dispozicion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri me qëllim fuqizimin e sipërmarrjes dhe të kontributit të tyre në ekonomi.

Marrëveshja e nënshkruar midis PROPARCO, krahut financiar të Agjencisë Franceze për Zhvillim e cila mundëson këtë hua dhe institucionit financiar jo bankar NOA, do t’i hapë dritën jeshile  bizneseve shqiptare për të pasur më shumë akses në financë.

Ambasadorja franceze ne Tiranë, e pranishme në aktivitet, ka theksuar se mbështetja financiare do të vazhdojë, por Shqipëria gjithashtu duhet të vijojë luftën për rritjen e transparencës.

Kjo mbështetje për sipërmarrjet shqiptare vjen edhe në një moment ku ato për përballen më një sërë sfidash nga impakti post covid dhe ajo e rritjes së çmimeve dhe kostove për lëndët e para.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat