Qiradhënësit e avionëve, përballë tregjeve në rrezik - 10 miliardë dollarë dëme pas humbjes së 400 avionëve në Rusi

Kompanitë e dhënies me qira të avionëve, të cilat zotërojnë shumicën e avionëve të pasagjerëve në botë, përballen me një ekuilibër të ndërlikuar midis rreziqeve dhe shpërblimeve pas humbjes së 400 avionëve në Rusi. Por drejtueësit e tyre u shprehën se gjithësesi ato nuk janë tërhequr në rolin e humbësit nga tregjet e mëdha.
Qiradhënësit konfirmuan një humbje prej gati 10 miliardë dollarësh kur Rusia ndaloi linjat ajrore të kthenin avionët e prekur nga sanksionet perëndimore tek pronarët e tyre në Perëndim. Kjo ka kthyer në qendër të vëmendjes tregje të tjera të rrezikshme, më së shumti në Kinë dhe Tajvan, ku disa kanë frikë se konflikti i ardhshëm mund të shkaktojë një konfiskim të ngjashëm në një shkallë shumë më të gjerë.
Robert Korn, president dhe bashkëthemelues i ‘Carlyle Aviation Partners’ u shpreh se do të ketë ndikime afatgjata dhe pasi kjo situatë të zgjidhet. ‘Carlyle Aviation Partners’ zotëron ose menaxhon 415 avionë me vlerë 12 miliardë dollarë. Korn theksoi se do të duhet një kohë mjaft e gjatë që financuesit, qiradhënësit dhe institucionet të ndihen vërtet rehat duke u kthyer në shumë prej këtyre vendeve.
Firmat e leasing-ut, të cilat së bashku financuan më shumë se 60% të dërgesave të avionëve të pasagjerëve globalisht vitin e kaluar, aktualisht janë duke paditur siguruesit në një përpjekje për të rikuperuar humbjet e tyre për shkak të Moskës. Drejtuesit e tyre u ankuan gjithashtu dhe për kostot në rritje të sigurimit. Gjatë diskutimit për humbjet e pësuara në Rusi, shumica e drejtuesve që folën në konferencë, prekën edhe rreziqet e Kinës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shoferët e "vjetër", më të papërgjegjshëm se të rinjtë - Ata me mbi 9 vjet patentë shkaktojnë 2 herë më shumë aksidente se ata me 0-3 vjet eksperiencë
Përgjatë vitit 2021 janë regjistruar 1,376 aksidente rrugore nga të cilat kanë rezultuar 1,860 persona të përfshirë në aksidente. Në 84,7% të rasteve,......

Polonia, 1 miliard dollarë ndihma për familjet - Objektivi është frenimi i rritjes së faturave energjetike për ngrohjen
Masat e propozuara për të ndihmuar familjet polake të përballen me rritjen e faturave të ngrohjes do të kushtojnë 1.04 miliardë dollarë, sipas një......

“Alphabet” pushon nga puna 12 mijë persona - Punonjësit u lajmëruan me e-mail. Do të marrin pagat e 4 muajve
Shoqëria mëmë e Google, Alphabet, konfirmoi shkurtimin e personelit me 12 mijë persona, me anë të një e-maili. Administratori i përgjithshëm Sunbdar Pichai......

Nis puna, si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit? - Regjistër asetesh për pasuritë, ndjekje edhe jashtë kufijve
Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një......

5 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme - Spahiu: Synojmë të frenojmë emigracionin dhe të fuqizojmë sipërmarrjen
Një financim prej 5 milion euro do të vendoset në dispozicion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri me qëllim fuqizimin e sipërmarrjes......

Reshjet e shumta përkeqësojnë situatën në Lezhë - Evakuohet 1 familje. 1200 efektivë në terren. 3 qytete të tjera nën “pushtetin” e dëborës
Vijon të jetë problematiek situata nga reshjet e shumta që ka prekur vendin ditët e fundit duke bërë që në disa qytete të shkaktohen edhe përmbytje. Këtë të......

Nxitja e energjisë së diellit dhe erës - Çekrezi: Risitë e ligjit të ri, të miratohet sa më shpejt nga parlamenti
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, që është depozituar në Kuvend sjell një sërë risish, sipas ekspertëve do i japë......

Sa i ndershëm është shteti? - Sherefedin Shehu: Taksa e sheshtë është zgjidhja. Qeveria ka një strategji në letër, por nuk e di që e ka
Sherefedin Shehu, Ish Zv.Ministër i Financave i ftuar për të folur në “Studio Intel” mbi mënyrën se si menaxhohen dhe shpërndahen taksat e shqiptarëve u shpreh......