Shqipëria Postuar më 21 Janar 2023, 10:26

Turizmi dentar “lulëzon” në informalitet - Mungojnë statistika, shteti nuk mbështet sektorët fitimprurës

Nga SCAN TV
Turizmi dentar “lulëzon” në informalitet - Mungojnë

Si një nga degët më të rëndësishme të turizmit, në Shqipëri mungojnë strategjitë e mirëfillta nga institucionet respektive për të promovuar turizmin dentar. Autoritetet shtetërore nuk disponojnë shifra të sakta se sa të huaj hyjnë në shqipëri për turizëm dentar.

Dhe pyetja është se ky sektor a po lulëzon në informalitet? “Ajo që më shqetëson është mos pasja e një shifër konkrete e turistëve që vijnë në shqipëri për turizëm dentar.

Neglizhencë shtetërore për ta gjurmuar këtë, që subjektet të identifikohen.”, shprehet Dritan Gremi sipërmarrës për turizmin dentar. Por pse Shqipëria është përzgjedhur për shërbime dentare dhe nga cilët shtete kryesojnë turistët?

“Është trend në rritje, ofrojmë çmime shumë herë më të lira nga vendet që ata vijnë. Janë cmime me makasimum të cilësisë por me minimum të çmimeve, 50-70% më pak. Italia kryeson. Janë në listë dhe shoqërohet e me shtete të tjera.”, shprehet Aida Sadiku, mjeke stomatologe. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Turizmit apo dhe Urdhri i Stomatologëve e kanë lënë të mënjanuar këtë sektor.

“Të tre këto struktura janë inegzistenve. Skanë bërë asnjë ligj, asnjë plan, asnjë projekt. Nuk kanë vendour asnjë instrument për të ndihmuar këtë sektor. Duhet një ligj specifiik për turizmin mjekësor” thotë Gremi. Sipas Gremit, shteti dhe strukturat përkatës duhet të ngrihen në një tjetër nivel që ky sektor të mos krijoj ngërce në ekonomi.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat