Qeveria greke jep grante 1 miliard euro - Paratë do të shpërndahen për bizneset e vogla dhe të mesme

Në Greqi, nismat e para në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme pritet të shpallen përmes programit të Konkurrueshmërisë së Kuadrit Kombëtar të Referencës Strategjike, i njohur si ESPA, i cili do të financojë transformimin e tyre dixhital.
Sipas zyrtarëve, ky do të jetë i pari nga dy programet kryesore për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. I dyti ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër, me një buxhet total prej 1 miliard euro. Programi, i cili do të financojë investimet dhe veprimet e transformimit dixhital, ka një buxhet prej 300 milionë eurosh, ndërsa programi për tranzicionin e gjelbër, që do të vijojë menjëherë më pas, do të ketë një buxhet prej 700 milionë eurosh.
Risia e dy programeve është se do të kenë një datë të hapur aplikimi derisa të mbulohet shuma totale prej 300 + 700 milionë euro – pra pa praktikën e viteve të mëparshme me thirrje të fragmentuara për një shumë të caktuar dhe data të mbyllura për dorëzimin e aplikacioneve nga palët e interesuara.
Ndër risitë e reja të ESPA-s është një platformë për paraqitjen e aplikacioneve, e cila do t'u mundësojë kompanive të interesuara ta vizitojnë atë për të marrë subvencione. Platforma u mundëson atyre që dëshirojnë të aplikojnë që të krijojnë vullnetarisht profilin e tyre, përmes të cilit mund të merren të gjitha të dhënat bazë financiare të biznesit, duke thjeshtësuar kështu procesin e dorëzimit të aplikacioneve kur programi të aktivizohet.
Ministria e zhvillimit vlerëson se 1 miliard euro do të absorbohen gradualisht gjatë dy deri në tre vitet e ardhshme, me rreth 56 mijë biznese që do të përfitojnë.
Subvencionet që do të jepen bazohen në hartën e re të ndihmës shtetërore, e cila parashikon norma të ulëta subvencioni për bizneset: 15-25%, por mund të rritet me 10% për investimet e bëra nga sipërmarrjet e mesme dhe me 20% për investimet e bëra nga sipërmarrjet e vogla, me kusht që investimi të mos kalojë shifrën e 50 milionë eurove.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Qiradhënësit e avionëve, përballë tregjeve në rrezik - 10 miliardë dollarë dëme pas humbjes së 400 avionëve në Rusi
Kompanitë e dhënies me qira të avionëve, të cilat zotërojnë shumicën e avionëve të pasagjerëve në botë, përballen me një ekuilibër të ndërlikuar midis......

Shoferët e "vjetër", më të papërgjegjshëm se të rinjtë - Ata me mbi 9 vjet patentë shkaktojnë 2 herë më shumë aksidente se ata me 0-3 vjet eksperiencë
Përgjatë vitit 2021 janë regjistruar 1,376 aksidente rrugore nga të cilat kanë rezultuar 1,860 persona të përfshirë në aksidente. Në 84,7% të rasteve,......

Polonia, 1 miliard dollarë ndihma për familjet - Objektivi është frenimi i rritjes së faturave energjetike për ngrohjen
Masat e propozuara për të ndihmuar familjet polake të përballen me rritjen e faturave të ngrohjes do të kushtojnë 1.04 miliardë dollarë, sipas një......

“Alphabet” pushon nga puna 12 mijë persona - Punonjësit u lajmëruan me e-mail. Do të marrin pagat e 4 muajve
Shoqëria mëmë e Google, Alphabet, konfirmoi shkurtimin e personelit me 12 mijë persona, me anë të një e-maili. Administratori i përgjithshëm Sunbdar Pichai......

Nis puna, si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit? - Regjistër asetesh për pasuritë, ndjekje edhe jashtë kufijve
Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një......

5 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme - Spahiu: Synojmë të frenojmë emigracionin dhe të fuqizojmë sipërmarrjen
Një financim prej 5 milion euro do të vendoset në dispozicion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri me qëllim fuqizimin e sipërmarrjes......

Reshjet e shumta përkeqësojnë situatën në Lezhë - Evakuohet 1 familje. 1200 efektivë në terren. 3 qytete të tjera nën “pushtetin” e dëborës
Vijon të jetë problematiek situata nga reshjet e shumta që ka prekur vendin ditët e fundit duke bërë që në disa qytete të shkaktohen edhe përmbytje. Këtë të......

Nxitja e energjisë së diellit dhe erës - Çekrezi: Risitë e ligjit të ri, të miratohet sa më shpejt nga parlamenti
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, që është depozituar në Kuvend sjell një sërë risish, sipas ekspertëve do i japë......