Viti nis me rënie të pagave - Bien me 2% në total dhe me 2.5% në shtet. Mesatarja pranë 64,706 lekë

Sipas të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit është 64,706 lekë. Edhe pse krahasuar me një vit më parë është rritur me 9.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022, paga në vendin tonë ka rënë me 2%. Paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë përgjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar regjistrohej në 66,014 lekë, pra rënia në shifra absolute regjistrohet në 1,308 lekë.
Nga ana tjetër, nëse flasim për pagën minimale shohim se përgjatë një viti është rritur me 2,000 lekë, nga 32,000 në tremujorin e parë të vitit të kaluar në 34,000 përgjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Po të analziojmë ndryshimin tremujor sipas aktiviteteve ekonomike shohim se rënien më të madhe të pagave e kanë regjistruar aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 16.1%. Ndërkohë, referuar të dhënave, pagat në administratën publike përgjatë tremujorit të parë të vitit kanë rënë me 2.5%, krahasuar me tremorin e katërt të vitit të kaluar. Në karkun kohor të tre muajve, me rritje të nivelit të pagave shënohen aktivitete si bujqësia me 3.5%, industria me 1.1% dhe ndërtimi me 0.9%.
Nëse analizën e fokusojmë te ndryshimi vjetor i pagave shohim se bujqësia sërish regjistron rritjen më të lartë, me 14.2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Industria ndjek në radhë me një rritje prej 13.9% dhe tregtia e transporti me 11.6%. Përgjatë një viti pagat në administratën publike janë rritur me 6.7%, ndërkohë pagat për informacionin e komunikacionin dhe aktivitetet financiare e të sigurimit janë rritur përkatësisht me 1.6% dhe 4.3%.
Nëse do të analizonim nivelin e pagës mesatare bruto sipas aktiviteteve dhe profesioneve në terma absolute, të dhënat tregojnë se “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” regjistrojnë pagën më të lartë bruto gjatë tremujorit të parë të vitit 2023 me 119,206 lekë. Ndjek “Informacioni dhe Komunikacioni” me 103,215 lekë dhe më pas vijon administrata publike me 73,201 lekë. Ndërkohë, edhe pse me rritjen më të lartë, në fund renditen me pagën më të ulët aktivitete si “Ndërtimi” dhe “Bujqësia” me 51,465 lekë dhe 43,903 lekë. Nëse analizën për aktivitetet do ta kalonim tek grup-profesionet shohim se pagën më të lartë e ka regjsitruar profesioni “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” me 104,483 lekë ndjekur nga “Specialistë me arsim të lartë” me 85,007 lekë dhe “Forcat e Armatosura” me 79,568 lekë.
Duhet të theksojmë se këto shifra flasin vetëm për tremujorin e parë të vitit, nga muaji janar deri në mars dhe nuk përfshin vendimin për rritjen e pagave i miratuar në prill të këtij viti. Gjithashtu duhet marrë parasysh se kjo rënie përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ndodh edhe për shkak të shpërblimeve të fundvitit.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Kërkesa e pazakontë e bizneseve shqiptare: “Qeveria të fiksojë kursin e këmbimit të euros”
Sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga industria e veshjeve dhe këpucëve, turizmi, prodhuesit, industria agroushqimore, po vijojnë të kenë pasoja të mëdha për......

Restoranti "më i vogël në botë" ka vetëm një tavolinë – ‘Solo Per Due’ nuk është një vend i zakonshëm dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij!
Ka fishekzjarrë, qirinj të ndezur në natyrë, një zile argjendi për të thirrur kamarierin dhe vetëm një tavolinë të shtruar elegante për dy persona. Solo Per......

Turizmi “thyen” çdo parashikim - 624 milionë euro shpenzime nga turistët në Janar-Mars, 52% më shumë se rekordi i mëparshëm
Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Qeveria e re e Malit të zi - Analistët: Pavarësisht përbërjes, do të jetë e brishtë!
Analistët janë të bindur se lëvizja e qendrës “Europa tani”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, do të ‘lodhet’ për të formuar një qeveri të......

Çokollata do të bëhet edhe më e shtrenjtë – Shkak, çmimet rekord të kakaos. Më të lartat në 7 vite!
Dashamirët e çokollatës do të përballen me një rritje të fortë dhe të ndjeshme çmimit për shkak të kostove të larta të kakaos. Çmimet e çokollatës janë rritur......

Trashëgimia e Silvio Berlusconi - Pesë vëllezër për një perandori prej rreth 6,4 miliardë euro
Me ndarjen nga jeta të themeluesit të perandorisë financiare dhe editoriale, Silvio Berlusconi, trashëgimtarët e tij duke filluar nga Marina dhe Piersilvio,......

Çfarë do të thotë të kesh një monedhë të fortë? - Avantazhet dhe disavantazhet e përkthyera në shërbime
Për shkak të Brexit-it, paundi – monedha britanike – ka rënë në nivelin më të ulët të tridhjetë viteve kundrejt dollarit. Euro ka rënë gjithashtu në një nivel......

Të drejtat e të punësuarëve në kompanitë online - BE, rregulla në mbrojtje të tyre. “Zemërohen” punëdhënësit
Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të modifikojnë rregullat që synojnë t'u japin mbrojtje dhe përfitime të puënsuarëve në kompanitë online. Vendimi u......