Turizmi “thyen” çdo parashikim - 624 milionë euro shpenzime nga turistët në Janar-Mars, 52% më shumë se rekordi i mëparshëm

Turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej vitit të kaluar. Shifrat e tremujorit të parë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me “vetëm” 408 milionë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 216 milionë euro, ose me 53%.
Kujtojmë se gjatë vitit 2022 si të plotë, sipas Bankës së Shqipërisë, turistët shpenzuan në vend rreth 2.8 miliardë euro, duke regjistruar nivele rekord të larta. Ndërkohë, shifra e tremujorit të parë të vitit rezulton të jetë më e lartë edhe se tremujori i tretë i vitit 2017. Kjo do të thotë se periudha janar-mars e këtij viti, ka qenë më e frytshme për turizmin se i gjithë sezoni veror i vitit 2017 dhe të gjitha sezonet e tjera verore përpara këtij viti. Në korrik-shtator 2017 turistët shpenzonin vetëm 588 milionë euro.
Rritja e ndjeshme e shpenzimeve të turistëve në vendin tonë nuk është aspak vetëm rrjedhojë e rritjes së çmimeve, pasi të dhëna të tjera nga Instat, si për hyrjet e shtetasve, ashtu edhe për strukturat akomoduese sinjalizojnë një `boom` të konsiderueshëm të sektorit këtë vit, madje edhe përtej niveleve të vitit të kaluar, kur u “thye” edhe periudha para pandemisë. Madje, Shqipëria rezulton ndër të paktat vende që gjatë vitit të kaluar ka kaluar nivelet e para-pandemisë sa i përket fluksit të turistëve.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 434 milionë euro në TI 2023. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 190 milionë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e parë të vitit.
Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ketë ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane kur sezoni turistik të arrijë kulmin, gjatë sezonit veror.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Qeveria e re e Malit të zi - Analistët: Pavarësisht përbërjes, do të jetë e brishtë!
Analistët janë të bindur se lëvizja e qendrës “Europa tani”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, do të ‘lodhet’ për të formuar një qeveri të......

Çokollata do të bëhet edhe më e shtrenjtë – Shkak, çmimet rekord të kakaos. Më të lartat në 7 vite!
Dashamirët e çokollatës do të përballen me një rritje të fortë dhe të ndjeshme çmimit për shkak të kostove të larta të kakaos. Çmimet e çokollatës janë rritur......

Trashëgimia e Silvio Berlusconi - Pesë vëllezër për një perandori prej rreth 6,4 miliardë euro
Me ndarjen nga jeta të themeluesit të perandorisë financiare dhe editoriale, Silvio Berlusconi, trashëgimtarët e tij duke filluar nga Marina dhe Piersilvio,......

Çfarë do të thotë të kesh një monedhë të fortë? - Avantazhet dhe disavantazhet e përkthyera në shërbime
Për shkak të Brexit-it, paundi – monedha britanike – ka rënë në nivelin më të ulët të tridhjetë viteve kundrejt dollarit. Euro ka rënë gjithashtu në një nivel......

Të drejtat e të punësuarëve në kompanitë online - BE, rregulla në mbrojtje të tyre. “Zemërohen” punëdhënësit
Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të modifikojnë rregullat që synojnë t'u japin mbrojtje dhe përfitime të puënsuarëve në kompanitë online. Vendimi u......

Evazioni fiskal në Greqi, në shifra rekord - Dëmi në buxhet llogaritet 60 miliardë euro në vit
Evazioni fiskal në Greqi tejkalon 60 miliardë euro në vit. Deklarata u bë nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras. Të ardhurat e deklaruara......

Bankat e mëdha po insistojnë për A.I gjeneruese - Por cilat janë rreziqet dhe ‘grackat’?!
Bankat e mëdha dhe kompanitë fintech po grumbullohen gjithnjë e më shumë në inteligjencën artificiale gjeneruese, pasi zhurma që po rrethon teknologjinë më të......

Banka e Anglisë kërkon taksë për karbonin - “Mënyra e duhur për të reduktuar emetimet e gazeve”
Britania dhe vendet e tjera të pasura duhet të marrin në konsideratë një taksë karboni, si mënyra më efikase për të reduktuar emetimet e gazeve serë. Ideja u......