Çfarë do të thotë të kesh një monedhë të fortë? - Avantazhet dhe disavantazhet e përkthyera në shërbime

Për shkak të Brexit-it, paundi – monedha britanike – ka rënë në nivelin më të ulët të tridhjetë viteve kundrejt dollarit. Euro ka rënë gjithashtu në një nivel të ulët kundrejt dollarit. Vlera e jenit japonez gjithashtu është rritur në vlerë në krahasim me paundin. Por çfarë do të thotë që një monedhë të jetë e fortë apo e dobët duke marrë në konsideratë se mund të ndikojë tek ju më shumë sesa mendoni.
Çfarë e bën një monedhë të fortë apo të dobët?
Një monedhë klasifikohet si e fortë kur vlen më shumë se monedha e një vendi tjetër – me fjalë të tjera, nëse dollari amerikan do të vlente gjysmë paund, paundi do të ishte dukshëm më i fortë se dollari. Kjo do të thotë se dollari amerikan do të ishte dukshëm më i dobët se paundi. Prado të ishte më e lehtë për dikë nga Anglia të përballonte pushime në Amerikë sesa do të ishte për dikë nga Amerika të përballonte pushime në Angli. Do të thotë gjithashtu se produktet nga Anglia do të kushtonin më shumë për një amerikan dhe produktet nga Amerika do të kushtonin më pak në Angli.
Disa vende kanë monedha shumë të forta kur ekonomia botërore është e dobët ose politikisht e paqëndrueshme. Këto vende quhen "strehë të sigurta" sepse shihen si ekonomikisht dhe politikisht të qëndrueshme. Me fjalë të tjera, monedha e tyre ka të ngjarë të rikuperohet nga çdo trazirë që ndodh. SHBA-ja shihet si një "strehë e sigurt", kështu që dollari tenton të forcohet në kohë paqëndrueshmërie.
Kur monedha e vendit është shumë e fortë, mallrat e importuara janë më të lira dhe është më e lehtë për të bërë pushime në një vend të huaj. Në dispozicion ka më shumë të ardhura dhe ka më shumë gjasa që pushimet e ëndrrave të bëhen realitet. Por nuk është aq e thjeshtë.
Disa vende i mbajnë qëllimisht të dobëta monedhat e tyre. Një nga arsyet është se nëse është më e lirë për vendin tuaj të importojë mallra – sepse monedha e tij është më e fortë se një vend tjetër – kjo e bën më të shtrenjtë për vendin tjetër importimin e mallrave. Përveç kësaj, njerëzit mund të blejnë mallra të importuara në vend të mallrave të prodhuara në vend për të kursyer para. Kur monedha juaj është më e dobët, më shumë njerëz duan të blejnë mallrat e vendit tuaj, që do të thotë se do të ketë më shumë kërkesë, përkthyer në më shumë vende pune.
Një monedhë e fortë është e mirë për njerëzit që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe njerëzit që pëlqejnë produktet e importuara, sepse ato do të jenë më të lira. Megjithatë, mund të jetë e keqe për kompanitë vendase.
Dhe ndërsa bota po bëhet gjithnjë e më globale, gjithnjë e më shumë produkte importohen, kështu që kjo ndikon në të ardhurat e disponueshme të njerëzve. Idealja është që ruhet një ekuilibër.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të drejtat e të punësuarëve në kompanitë online - BE, rregulla në mbrojtje të tyre. “Zemërohen” punëdhënësit
Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të modifikojnë rregullat që synojnë t'u japin mbrojtje dhe përfitime të puënsuarëve në kompanitë online. Vendimi u......

Evazioni fiskal në Greqi, në shifra rekord - Dëmi në buxhet llogaritet 60 miliardë euro në vit
Evazioni fiskal në Greqi tejkalon 60 miliardë euro në vit. Deklarata u bë nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras. Të ardhurat e deklaruara......

Bankat e mëdha po insistojnë për A.I gjeneruese - Por cilat janë rreziqet dhe ‘grackat’?!
Bankat e mëdha dhe kompanitë fintech po grumbullohen gjithnjë e më shumë në inteligjencën artificiale gjeneruese, pasi zhurma që po rrethon teknologjinë më të......

Banka e Anglisë kërkon taksë për karbonin - “Mënyra e duhur për të reduktuar emetimet e gazeve”
Britania dhe vendet e tjera të pasura duhet të marrin në konsideratë një taksë karboni, si mënyra më efikase për të reduktuar emetimet e gazeve serë. Ideja u......

Europa kërkon të përdorë asetet e Rusisë për rindërtimin e Ukrainës – Ja se si mund të funksionojë!
Bashkimi Europian po i afrohet ndërmjetësimit të një plani të detajuar se si të përdoren asetet e ngrira ruse për të paguar për rindërtimin e Ukrainës, tha një......

Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD - Në fokus të tregjeve, vendimet e bankave qëndrore
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, fitimet po kufizohen sepse investitorët......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Inflacioni në SHBA pritet të diktojë politikën monetare të FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në......