Europa Postuar më 13 Qershor 2023, 10:27

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin inflacionin

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa sektori minerar dhe ai i teknologjisë kryesojnë fitimet, në rritje me 1.1 dhe 1.5% respektivisht.

Rezerva Federale do të njoftojë vendimet e saj të mërkurën në mbrëmje dhe shumica e analistëve parashikojnë se politika monetare nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, shumë të rëndësishme do të jenë të dhënat mbi inflacionin për majin, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët parashikojnë një rritje mujore të çmimeve me 0.1%, ndërsa me bazë vjetore inflacioni në SHBA parashikohet të ngadalësohet në 4%.

Referuar të dhënave të tjera, paga mesatare vjetore në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 7.2% gjatë periudhës prill-qershor. Gjithashtu, investitorët po përgatiten për një rritje të normës bazë nga Banka Qendrore Europiane me 25 pikë bazë, në takimin e së enjtes.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat