Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2023, 15:01

Kthehen pas 10 vitesh arbitrazhet - Opozita: Nuk zgjidh paditë kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare. Ç’synim ka?

Nga SCAN TV
Kthehen pas 10 vitesh arbitrazhet - Opozita: Nuk zgjidh paditë kundër

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar këtë të hënë projektligjin që kthen në Shqipëri pas 10 vitesh arbitrazhet, përmes të cilëve, kompanitë mund të zgjidhin jashtë gjykatave mosmarrëveshjet. Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan se bëhet fjalë për një mundësi që u jepet bizneseve për të zgjidhur përplasjet me më pak kosto e duke përcaktuar vetë arbitrat.

Ndërkohë që kanë qenë dakord me rikthimin e arbitrazheve, Deputetët e opozitës kanë thënë se ligji nuk zgjidh aspak përplasjet e shtetit shqiptar me kompani private ne gjykatat ndërkombëtare, të cilat aktualisht mbulohen nga Avokatura e Shtetit.

Deputetët e opozitës kërkuan informacion mbi ecurinë e padive kundër Shqipërisë në Arbitrazhet Ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë faturat financiare të këtyre përplasjeve.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat