Greqia në luftë me evazionin fiskal - Aplikacioni i ri dixhital ka si objektiv zonat turistike

Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike i Greqisë, i njohur si AADE, po përgatitet për të intensifikuar përpjekjet e tij kundër evazionit fiskal këtë verë me prezantimin e një mjeti të ri dixhital të quajtur "ELEGXOSLive". Qëllimi është të përmirësohet barazimi mes taksave në ishujt grekë dhe zona të tjera turistike.
Aplikacioni dixhital do të sigurojë akses në kohë reale në profilet financiare dhe informacionin e arkivuar të bizneseve që i nënshtrohen inspektimit. Gjithashtu do të mundësojë kërkime dhe kontrolle të kombinuara të të dhënave financiare.
Ministria e financave dhe AADE besojnë se industria e turizmit ka potencialin për të rritur ndjeshëm të ardhurat nga taksat duke zbuluar të ardhurat e padeklaruara. Ata vënë në dukje se një pjesë e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e vitit të kaluar, ishte rezultat i inspektimeve të gjera.
Objektivi është të sigurohet që qeveria e re, e formuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit, të ketë të ardhura të shtuara që mund të përshpejtojnë arritjen e objektivave fiskalë dhe të ofrojnë më shumë hapësirë për zbatimin e politikave sociale. Kjo vjen në një kohë kur parashikohen të ardhura rekord nga turizmi.
Gjatë verës, AADE planifikon të kryejë mbi 30 mijë inspektime duke përdorur aplikacionin e ri dixhital. Inspektorët do të kenë gjithashtu mundësinë të lëshojnë njoftime të menjëhershme në lidhje me rezultatet e inspektimit ose gjobat. Në varësi të shkeljes dhe për shkelësit e përsëritur, gjobat mund të përfshijnë dhe një mbyllje të përkohshme të biznesit deri në 10 ditë.
Ndër aftësitë e tjera, aplikacioni do të mundësojë inspektimet për të verifikuar vërtetësinë e faturave të lëshuara, të sigurojë që kompanitë të kenë transmetuar të dhënat e faturave në platformën ‘myDATA’, të kombinojnë deklaratat e taksave të paraqitura si dhe të shikojnë historinë tatimore, duke përfshirë shkeljet e kaluara të bizneseve që po inspektohen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, Autoriteti i Aviacionit Civil informon: Mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh ajrore
Duke nisur nga dita e sotme deri më datën 23 Qershor do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” e cila është stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s duke......

Tentuan të kalojnë kufirin me 25 mijë paund, Policia Kufitare i bllokon paratë e padeklaruara çiftit
Policia Kufitare njofton se është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me......

Ndryshoi politikën dhe Italinë - Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi u nda nga jeta në spitalin San Raffaele të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë, lideri i Forza Italia dhe themelues i Mediaset ishte 86 vjec.......

Zerimi i emetimeve nga karburantet fosile - Planet e kompanive, kryesisht të pakuptimta. Nuk arrihen objektivat!
Numri i kompanive të karburanteve fosile që vendosin objektiva të emetimeve zero është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, por shumica nuk arrijnë të......

New York, kryeqyteti global i miliarderëve - Numëronte 136 të tillë gjatë vitit të kaluar
Qyteti i Nju Jorkut ishte shtëpia e më shumë miliarderëve në vitin 2022. Në qershor, ‘Wealth X’ publikoi raportin vjetor mbi popullatën e miliarderëve në botë.......

Pse burokracia gjermane vazhdon të vështirësojë ardhjen e punëtorëve të huaj?!
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. "Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende......

Milarda euro fonde për industrinë e çipave në BE – Shkak, pavarësia nga Kina e SHBA!
Për të qenë më e pavarur nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program prej miliarda eurosh për industrinë e......

Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare Berlusconi – Ish kryeministri italian vuante nga leuçemia prej disa kohësh
Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare, ish-kryeministri, drejtuesi i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset Silvio Berlusconi. Berlusconi ka ndërruar jetë në......