Europa Postuar më 12 Qershor 2023, 11:03

Milarda euro fonde për industrinë e çipave në BE – Shkak, pavarësia nga Kina e SHBA!

Nga SCAN TV
Milarda euro fonde për industrinë e çipave në BE –

Për të qenë më e pavarur nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program prej miliarda eurosh për industrinë e mikroelektronikës dhe çipave. Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh. Vestager e cilësoi industrinë e mikroçipave si "shtyllën e ekonomisë" pasi Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj.

Që ndryshimi të jetë i suksesshëm, Komisioni Europian në kuadër të projektit "Important Projects of Common European Interest" - Projekte të Rëndësishme të Interesit të Përbashkët Europian, IPCEI, ka miratuar ndihma në vlerë prej 8,1 miliardë eurosh. Përveç kësaj vetë kompanitë private kanë investuar edhe njëherë 13,7 miliardë euro në BE, kështu që bëhet fjalë për një  investim gjigand prej 21,8 miliardë eurosh. Në këtë projekt marrin pjesë krahas Gjermanisë, edhe 13 vende të tjera të BE, mes tyre Franca, Austria, Holanda dhe Spanja.

Një numër i madh projektesh që përfitojnë nga ky program e kanë qendrën në Gjermani: Në Gjermani ekzistojnë 31 projekte të gjysmëpërçuesve në 11 lande. Shifrat e projekteve të mbështura variojnë në varësi të mënyrës së klasifikimit të mbështetjes.

Sipas mënyrës së llogaritjes nga BE, Gjermania mbështetet në 23 projekte, ndërkohë që në të gjithë Europën flitet për mbështetjen e 100 projekteve. Ministria Gjermane e Ekonomisë është shprehur në lidhje me financimin e projekteve.

BE synon me këtë program ndihme të rrisë pjesën e tij në tregun botëror të gjysmëpërçuesve në 20%, por ekspertët thonë, se programe të tilla ndihme në SHBA dhe Kinë janë më agresive. Edhe në Tajvan, Korenë e Jugut dhe Japoni kjo degë është shumë e kërkuar. BE nis kështu ofensivën e dytë të mbështetjes së elektroteknikës, pas programit të parë të mbështetjes në vitin 2018.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Qershor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat