Franca ul çmimet e ushqimeve - Qeveria detyron kompanitë e mëdha të vendosin një kufi

Blerësit francezë duhet të paguajnë më pak për ushqimin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm, tha ministri i Financave Bruno Le Maire, pasi ai siguroi një premtim nga 75 kompani ushqimore për të ulur çmimet në qindra produkte.
Kompanitë, të cilat së bashku përbëjnë 80% të asaj që hanë francezët, mund të përballen me sanksione financiare nëse nuk e zbatojnë këtë kufi, tha Le Maire.
Qeveria është e zemëruar që çmimet e supermarketeve kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit edhe pse kostot e shumë lëndëve të para të përdorura nga prodhuesit e ushqimeve kanë ardhur në rënie. Perspektivat e përmirësuara të të korrave kanë ndihmuar që indeksi i kombeve të bashkuara për çmimet botërore të produkteve ushqimore të arrijë në nivelin më të ulët në dy vjet.
Ministri francez i Financave ka kërcënuar më parë se do t'i kthejë ato që ai i përshkroi si fitime "të panevojshme" nga kompanitë ushqimore me taksa të veçanta, nëse ato nuk kalojnë kostot e tyre më të ulëta tek konsumatorët që tashmë po përballen me faturat e larta të energjisë. Le Maire premtoi se ulja e çmimeve do të nisë që në fillim të korrikut duke shtuar se do të ketë kontrolle dhe sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat. Ai tha se makaronat, shpendët dhe vaji vegjetal ishin ndër produktet për të cilat do të ulen çmimet. Kostot e mishit të viçit dhe derrit, si dhe qumështit nuk do të ndikohen nga ky vendim.
Ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve të ushqimeve ka qenë duke u ngadalësuar në të gjithë zonën e euros, ai është faktori kryesor që e mban inflacionin të lartë. Banka Qendrore Europiane, e cila pritet të rrisë sërish normat e interesit javën e ardhshme edhe pse rritja është shumë e dobët, ka thënë se marzhet e larta të fitimit të korporatave janë gjithashtu një rrezik inflacioni.
Inflacioni i Eurozonës ra më shumë se sa pritej në maj, por është ende më shumë se trefishi i objektivit prej 2% të BQE-së. Çmimet e larta të ushqimeve janë një shqetësim për qeveritë europiane nga Britania në Itali, por Franca ka qenë ndër më agresivet në nxitjen e uljes së çmimeve. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban ka vendosur ulje të detyrueshme të çmimeve për disa artikuj ushqimorë bazë.
Sipas një sondazhi nga Euromonitor, 22% e europianëve thanë se planifikojnë të rrisin blerjen e produkteve që nuk i përkasin kompanive të njohura në vitin 2023, me 5 pikë përqindjeje më shumë se vitin e kaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

UBS përfundon blerjen e rivalit Credit Suisse - Banka zvicerane zyrtarizoi procedurat: Jemi gati për sfidat!
Banka zvicerane UBS konfirmoi zyrtarisht blerjen e rivales së saj Credit Suisse. Në një letër të hapur, kryetari i bordit të UBS dhe drejtori Ekzekutiv u......

Mali i Zi: Partia e re "Europa tani" kryeson pas zgjedhjeve!
Partia e re e reformave, "Europa tani" të dielën ka marrë sipas llogaritjeve të fundit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 26% të votave. Kjo parti merr......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Miliarderi George Soros zgjedh pasuesin - Dorëzon kontrollin e perandorisë te djali i tij Alex
Financieri miliarder George Soros po ia dorëzon kontrollin e perandorisë së tij masive djalit të tij Aleksandrit, tha një zëdhënës i Soros të......

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e prodhimit
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët kanë ende paqartësi në lidhje me vendimet që do të marrin bankat qendrore në vonë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin takimet e Rezervës Federale, BQE dhe Bankës së Japonisë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatitet për një javë shumë të ngjeshur me takimet e bankave qendrore në......

Pirateri e kontent të jashtligjshëm, AKEP mbyll 259 domaine - Pjesa më e madhe me kërkesë të AMA-s për pirateri dhe lojëra fati të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur 259 domaine e faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme apo të......