Bota Postuar më 12 Qershor 2023, 09:41

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës

Nga SCAN TV
Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri -

Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, më vonë gjatë kësaj jave. Përballë paundit britanik, dollari po qëndron në nivelin më të ulët në 1 muaj. Rezevra Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Japonisë do të marrin vendimet e tyre në lidhje me politikat monetare dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomive respektive.

Analistët vlerësojnë se Rezerva Federale në SHBA nuk do të ndryshojë politikën e saj monetare në takimin që përfundon të mërkurën dhe për këtë arsye Wall Street u ngjit në nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.5, ndërsa javën e kaluar ra me 0.5%.

Euro po këmbehet në rreth 1.0740 dollarë, ndërsa javën e kaluar u rrit me rreth 0.4%, fitimet e para javore në 5 javët e fundit. Ndërkohë, të tregun e kriptomoendhave bitcoin po tregtohet poshtë 26 mijë dollarëve dhe është stabilizuar disi, pas humbjeve të realizuara gjatë fundjavës. Ethereum po tregtohet në rreth 1740 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat