Sa humbasin familjet nga rënia e euros? - Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët

Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po ashtu edhe përgjatë fillimit të vitit 2023. Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat kanë kursime në euro, por edhe ato familje të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve, remitancat. “Scan Intel” ka marrë në analizë pikërisht ndikim që ka patur rënia e monedhës europiane në familjet shqiptare të cilat marrin remitanca.
Gjatë vitit 2022 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 mln eurove. Kjo ishte edhe shifra më e lartë që nga vitit 2008-të. Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” në Shqipëri janë rrreth 765,551 familje. Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë” vetëm 25.5% e tyre marrin remitanca, pra 1 në 4 familje shqiptare. Referuar përllogaritjeve nga këto familje vetëm 191,387 prej tyre presin dërgesat e emigrantëve. Por sa remitanca fiton në vit një familje? Nga një përllogaritje e thjeshtë del se ato fitojnë rreth 4,356 euro në vit, ose 363 euro në muaj për familje.
"Scan Intel” nisur nga këto të dhëna ka llogaritur se humbasin familjet shqiptare nga rënia e euros. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë mesatarja e kursit të këmbimit Euro-Lek, në vitin 2022, llogaritej në 118.98 lekë. Kështu, në vitin 2022 familjet shqiptare përfitonin 43,189 lekë në muaj nga remitancat. Por sa përfitojnë tani me rënien e euros? Sipas të dhënave zyrtare një euro këmbehet me rreth 107 lekë. Nëse gjatë vitit 2022 familjet përfitonin rreth 43 mijë lekë, me kursin e këmbimit sot ato fitojnë 38,841 lekë. Pra, mund të themi se mesatarisht rënia e euros i merr një familje shqiptare e cila siguron jetesën nga remitancat rreth 4,348 lekë në muaj.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë - Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme
Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me......

Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para shpenzoi Ministria e Bujqësisë sipas zërave?
Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar afroi 1.7 miliard lekë përgjatë 4 muajve të parë të vitit nga buxheti total për vitin 2023, i cili është në vlerën e 14.2......

Britania pezullon taksën “surprizë”? - Vendimi pas uljes së çmimeve të naftës dhe gazit për një periudhë të gjatë
Taksa “surprizë” për kompanitë e naftës dhe gazit do të pezullohet nëse çmimet bien në nivele normale për një periudhë të qëndrueshme. Deklarata është bërë nga......

“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” - Nga paga, deri te standardet e punës. Arsyet pse largohen profesionistët
Profesionistë ka, por bizneset nuk mund t’i paguajnë në bazë të kualifikimeve që punonjësit meritojnë. Është kjo një nga situatat ku të kualifikuarit gjenden......

Cilësia e furnizimit me energji elektrike - ERE shtyn afatin për përmbushjen e detyrimeve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Fluturimet nga Rinasi, 3 destinacionet që kryesojnë listën - Të dhënat/ 40 linja shënuan rritje të numrit të pasagjerëve, në rënie vetëm 7
Teksa trafiku i pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, Londra, Milano dhe Bergamo janë 3 destiancionet me......

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit
Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e......

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......