Cilësia e furnizimit me energji elektrike - ERE shtyn afatin për përmbushjen e detyrimeve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për furnizuesit e energjisë elektrike. Aplikimi i kërkesave të parashikuara në rregullore do të nisë nga data 1 janar 2024 dhe jo gjatë këtij viti, sikurse parashikohej më herët.
Detyrimet që shtyhen lidhen kryesisht me dhënien e informacioneve nëpërmjet shërbimeve telefonike, publikimin e kushteve të përgjithshme të furnizimit, auditimin e brendshëm të përformancës së shërbimit të klientit jo më pak se 1 herë në vit, realizimin e anketave dhe raporteve peridike, që duhet të depozitohen në ERE, etj. Vendimi erdhi pas kërkesës së Shoqatës Shqiptare së Furnizuesve me Energji Elektrike mbi rregulloren, që kërkonte një ndarje të treguesve që duhet të përmbushen, në bazë të nivelit të tensionit të klientit fundor, për shkak të numrit të kufizuar të klientëve fundorë.
Megjithatë, ERE ka vlerësuar se pavarësisht kërkesës së shoqatës për aplikimin e përjashtimeve të propozuara vetëm për furnizuesit që furnizojnë konsumatorë të lidhur në tension të mesëm dhe të lartë, parimi i mos diskriminimit të gjithë pjesëmarrësve të tregut duhet të prevalojë, duke përfshirë të gjithë furnizuesit që ushtrojnë aktivitet në treg të lirë, për konsumatorëtë lidhur në të gjitha nivelet e tensionit. Kjo do të thotë se nga detyrimet përjashtohet edhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, për aktivitetin e tij si Furnizues i Mundësisë së Fundit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Fluturimet nga Rinasi, 3 destinacionet që kryesojnë listën - Të dhënat/ 40 linja shënuan rritje të numrit të pasagjerëve, në rënie vetëm 7
Teksa trafiku i pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, Londra, Milano dhe Bergamo janë 3 destiancionet me......

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit
Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e......

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......

Si do fitohet pronësia për tokat bujqësore? - Gati VKM për pajisjen me certifikata pronësie që shumë fermerë i kanë prej vitesh në përdorim
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergj Begaj, shpjegon se Qeveria është fare pranë hartimit të një vendimi, që parashikon pajisjen me certifikata pronësie......

“Minimumi jetik sot mbi 200 euro, të vendoset me ligj” - Deputetët e opozitës depozitojnë draftin në Kuvend: Asnjë qytetar nën kufirin e varfërisë
Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon llogaritjen e të ardhurave minimale për të përballuar jetesën dhe vendosjen e......

Skemat Kombëtare kërkojnë më shumë para’ - Fondet e akorduara këtë vit, mbulojnë vetëm gjysmën e aplikimeve
Interesi i lartë i fermerëve për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi vë në presion Ministrinë e Financave që të rrisë fondet për mbështetjen e kësaj......

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......

Ballkani Perëndimor, “tërheqës” për bankat - Anketimi i Bankës Europiane të Investimeve/ Sfidë, rritja e kredive me probleme
Grupet bankare ndërkombëtare po ruajnë pozitë të fortë në Ballkanin Perëndimor pavarësisht sfidave gjeopolitike. Në këtë përfundim ka arritur një anketim i......