Fluturimet nga Rinasi, 3 destinacionet që kryesojnë listën - Të dhënat/ 40 linja shënuan rritje të numrit të pasagjerëve, në rënie vetëm 7

Teksa trafiku i pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, Londra, Milano dhe Bergamo janë 3 destiancionet me numrin më të lartë të pasagjerëve për muajin mars të këtij viti. Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit drejt Londrës dhe anasjelltas udhëtuan 39 500 pasagjerë, duke shënuar rritje me 29% në krajhasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që, destinacioni i Milanos numëron rreth 29 500 pasagjerë, ndërsa Bergamo rreth 22 500 pasagjerë.
Ndërkaq, të njëjtat të dhëna tregojnë se janë një sërë detinacioesh që kanë pësuar një rritje të madhe të fluksit të pasagjerëve. Lista kryesohet nga Nice, me 1578% pasagjerë më shumë se muaji mars i vitit që shkoi, ndërsa pas saj vjen Pescara me një rritje prej 1014% të fluksit të pasagjerëve. Në fakt, janë 40 destinacione të ndryshme, që kanë shënuar rritje të fluksit të pasagjerëve, ndërkohë që 7 të tjerë regjistrojnë rënie të tyre, në raport me vitin e kaluar.
Rënien më të madhe e ka pësuar Varshava, ndjekur nga Gjeneva, Dubai, etj. Në total, në muajin mars të këtij viti përmes aeroportit “Nënë Tereza” udhëtuan 411 184 pasagjerë, apo 40% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna vijnë pas një goditjeje të fortë që mori industria e aviacionit pas pandemisë së shkaktuar nga COVID -19, si pasojë e kufizime në udhëtim, që vendosësh shtetet, teksa shumë projeksione treguan se rekuperimi i plotë do të kërkonte disa vite.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit
Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e......

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......

Si do fitohet pronësia për tokat bujqësore? - Gati VKM për pajisjen me certifikata pronësie që shumë fermerë i kanë prej vitesh në përdorim
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergj Begaj, shpjegon se Qeveria është fare pranë hartimit të një vendimi, që parashikon pajisjen me certifikata pronësie......

“Minimumi jetik sot mbi 200 euro, të vendoset me ligj” - Deputetët e opozitës depozitojnë draftin në Kuvend: Asnjë qytetar nën kufirin e varfërisë
Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon llogaritjen e të ardhurave minimale për të përballuar jetesën dhe vendosjen e......

Skemat Kombëtare kërkojnë më shumë para’ - Fondet e akorduara këtë vit, mbulojnë vetëm gjysmën e aplikimeve
Interesi i lartë i fermerëve për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi vë në presion Ministrinë e Financave që të rrisë fondet për mbështetjen e kësaj......

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......

Ballkani Perëndimor, “tërheqës” për bankat - Anketimi i Bankës Europiane të Investimeve/ Sfidë, rritja e kredive me probleme
Grupet bankare ndërkombëtare po ruajnë pozitë të fortë në Ballkanin Perëndimor pavarësisht sfidave gjeopolitike. Në këtë përfundim ka arritur një anketim i......

'Dollarizimi' i ekonomisë së Koresë së Veriut, dikur jetik, tani kërcënim potencial për sundimin e Kim!
Koreja e Veriut ka toleruar përdorimin e përhapur të monedhave të huaja më të qëndrueshme si dollarët amerikanë dhe juani kinez që kur një rivlerësim i keq i......