Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit

Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.
Aksi që do të jetë i shpejtësisë së lartë, duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë aks, i shoqëruar nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
“ Këtu jemi në gjurmën e Thumanë- Kasharit e pjesës koncensionare, pjesa e parë ku punohet për korridorin Blu dhe punimet kanë ecur shumë mirë. Siç e shikoni, kantieri është plotësisht i angazhuar dhe bëhet fjalë për 40 % të punimeve që tashmë janë të dorëzuara. Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që rrugët paralele që ndërtohen, pasi siç e kemi thënë që në fillim, ne ndërtojmë rrugë paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin autostradën e shpejtësisë ku shpejtësia arrin deri në 140 kilometra në orë, por që sigurisht është me pagesë ose rrugët paralele që do të jenë të kategorisë të superstradave që do të jenë pa pagesë. Pra, gjithë Korridori Blu shoqërohet nga rrugët paralele për t’i dhënë alternativë zgjedhjeje qytetarëve.
"Rruga paralele është 16 km. Këtu kemi një autostradë, e cila përmbush të gjitha kushtet dhe parametrat që tashmë ne i ndërtojmë këto autostrada, është 2 x 2 korsi plus 2 korsitë e emergjencës. Korsitë normale janë 3.75 metra secila. Vetëm ky projekt, pra projekti i Thumanë - Kasharit do të ketë 11 ura, 12 nënkalime dhe sigurisht ka edhe 2 pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Procesi më i rëndësishëm për ne është lidhja e Rinasit, e cila do të bashkërendohet me bypass-in e Tiranës.” - shpjegoi Zv/kryeministrja Balluku, teksa shtoi se po punohet që brenda 12 muajsh të jetë totalisht e dorëzuar si rrugë.
SCAN
Sondazh

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......

Si do fitohet pronësia për tokat bujqësore? - Gati VKM për pajisjen me certifikata pronësie që shumë fermerë i kanë prej vitesh në përdorim
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergj Begaj, shpjegon se Qeveria është fare pranë hartimit të një vendimi, që parashikon pajisjen me certifikata pronësie......

“Minimumi jetik sot mbi 200 euro, të vendoset me ligj” - Deputetët e opozitës depozitojnë draftin në Kuvend: Asnjë qytetar nën kufirin e varfërisë
Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon llogaritjen e të ardhurave minimale për të përballuar jetesën dhe vendosjen e......

Skemat Kombëtare kërkojnë më shumë para’ - Fondet e akorduara këtë vit, mbulojnë vetëm gjysmën e aplikimeve
Interesi i lartë i fermerëve për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi vë në presion Ministrinë e Financave që të rrisë fondet për mbështetjen e kësaj......

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......

Ballkani Perëndimor, “tërheqës” për bankat - Anketimi i Bankës Europiane të Investimeve/ Sfidë, rritja e kredive me probleme
Grupet bankare ndërkombëtare po ruajnë pozitë të fortë në Ballkanin Perëndimor pavarësisht sfidave gjeopolitike. Në këtë përfundim ka arritur një anketim i......

'Dollarizimi' i ekonomisë së Koresë së Veriut, dikur jetik, tani kërcënim potencial për sundimin e Kim!
Koreja e Veriut ka toleruar përdorimin e përhapur të monedhave të huaja më të qëndrueshme si dollarët amerikanë dhe juani kinez që kur një rivlerësim i keq i......

UBS bie dakord me qeverinë zvicerane për garancinë e humbjeve të Credit Suisse!
UBS ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë zvicerane për të mbuluar deri në 9 miliardë franga zvicerane (10.00 miliardë dollarë) humbje nga marrja urgjente......