Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2023, 11:41

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar

Nga SCAN TV
Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj

Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne paketa. Por cila është pesha që zë duhani i kultivuar në konsum? Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, duhani i hapur vendi dhe importi, zë vetëm 4 për qind të sasisë së cigareve. Pra e thënë ndryshe vetëm 150 ton konsumohen si duhan i dredhur në të gjithë vendin.

Dhe sërish kjo sasi ndahet midis asaj që kultivohet nga fermerët dhe çfarë vjen nga jashtë, ku 1/3 është prodhim vendin dhe 2/3 import. Megjithatë  duhani gjethe konsiderohet si shqetësim kryesor sa i takon pjesës ilegale të konsumit dhe për këtë kërkohet miratimi i një ligji që bën formalizmin e gjithë industrisë. Ndërsa nga Ministria e Financave bëhet me dije se aktualisht nuk ka një iniciativë të tillë, për shkak se edhe pesha që zë duhani i hapur në konsum është  e ulët.

Duhani gjethe është ndër burimet kryesore të pjesës ilegale të konsumit të duhanit. Shqipëria është pak më mbrapa se vendet e tjera përsa i përket rregullimit të kultivimit të duhanit, i cili është shkak për kontrabandën. Nëse ky legjislacion miratohet , atëherë bashkëpunimi me të gjithë institucionet  shqiptare do të japë rezultatet e veta. Kjo është pjesë e formalizimit të ekonomisë në Shqipëria. Tregtia informale është e vështirë të matet. Formalizimi  është hap i domosdoshëm dhe qeveria shqiptare i ka dhënë sinjalet që ka vullnet për ta ndryshuar këtë lidh ne po presim”

Ndërsa miratimi i kalendarit të akcizës vlerësohet si një hap pozitiv për parashikueshmërinë e të ardhurave buxhetore.  Ndryshimet ligjore në ligjin për akcizat parashikojnë rritje progresive të akcizës mbi duhanin deri në vitin 2026. Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......