Fabrika e dytë europiane e Tesla, në Spanjë? - Vlera totale e imvestimit llogaritet në 4.5 miliardë euro

Kompania Tesla është në bisedime me autoritetet rajonale të Valencias në Spanjë. Një zëdhënës i qeverisë rajonale deklaroi se kishte zhvilluar takime me një sipërmarrje jo të identifikuar, për sa i përket një investimi të madh në sektorin automobilistik, por refuzoi të jepte më shumë detaje.
Një burim tjetër konfirmoi se kompania në fjalë është Tesla. Investimi synon ndërtimin e një fabrike për prodhimin e automjeteve dhe mund të arrijë vlerën 4.5 miliardë euro, njësoj me projektin e parashikuar për fabrikën që pritet të ndërtohet në Meksikë.
Gjithçka ndryshe nga ajo që la të kuptohet Drejtori Ekzekutiv, Elon Musk, pas takimit tre javë më parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Qeveria rajonale e Valencias mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje me Tesla dhe ndërtuesi teksan nuk iu përgjigj kërkesave të mediave për koment. Në Wall Street, thashethemet ndihmuan në lëvizjen e aksioneve në nivele të larta për vitin, +113%.
Aktualisht, e vetmja fabrikë europiane e Tesla ndodhet në Gjermani, afër Berlinit. Me kapacitetin për të prodhuar 5 mijë automjete në javë dhe që mund të rritet nga gjysmë milioni në një milion në vit.
Sa i përket Spanjës, me mbi 2.2 milionë automjete të prodhuara, ajo është prodhuesi i dytë i makinave në Europë, pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe po përdor fondet europiane për të tërhequr investime në sektorin e baterive dhe automjeteve elektrike. Duke u përqendruar pikërisht tek bateritë, grupi Volkswagen filloi punën më 17 mars në Sagunto, gjithashtu pranë Valencias, në një gigafabrikë 40 GWh, e dyta në Europë. E para është në Salzgitter, Gjermani, me prodhimin që ka filluar në vitin 2025. Ajo do të punësojë 3 mijë persona. Investimi total i planifikuar është 10 miliardë dollarë dhe prodhimi do të nisë në vitin 2026.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Fondi i rimëkëmbjes i BE - Greqia “thith” pjesën më të madhe të parave
Greqia siguroi më shumë fonde midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian nga Fondi i Rimëkëmbjes si përqindje e PBB-së së saj, 30.5 miliardë euro ose 16.7% të......

Familjet italiane shpenzojnë kursimet e tyre - Që nga marsi depozitat janë “zbrazur” me 25 miliardë euro
Në tre muajt e parë të 2023 - shit, familjet dhe bizneset italiane gërryen rreth 50 miliardë likuiditete në depozita. Nëse në rastin e kompanive, veçanërisht......

Shqipëria kërkon kontraktor për impiantin e dytë fotovoltaik në digën e hidrocentralit të Vaut të Dejës
Prodhuesi shtetëror shqiptar i energjisë elektrike KESH po merr oferta për një projekt të energjisë diellore në digën e tij të Zadejës, që i përket......

Udhëtimi ajror do të rritet afër rekordit në 2023 – Parashikohen fitime deri në 9.8 miliard dollarë
Linjat ajrore do të fluturojnë 4.35 miliardë pasagjerë këtë vit, afër rekordit të 2019-ës pasi industria rikthehet nga pandemia Covid, tha një grup......

Kreu “ndryshe” i Bankës Qendrore në Turqi - Hafize Erkan e arsimuar në SHBA, pritet të ndryshojë kursin
Presidenti turk Tajip Erdogan emëroi Hafize Gaye Erkan, një financiere ekzekutive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye të Bankës Qendrore të Turqisë,......

Subvencionet për energjinë në Britani - Qeveria ka shpenzuar rreth 40 miliardë paund
Qeveria e Britanisë tha se ka shpenzuar pothuajse 40 miliardë paund në subvencione për energjinë që kur filloi të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballen......

Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën Atlantike” - Marrëveshje për mineralet e rralla dhe Inteligjencën Artificiale
Pavarësisht se një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet ende e parealizueshme, kryeministri britanik......

Europa hyn në recesion teknik ndërsa familjet vijojnë ‘luftën’ me krizën e kostos së jetesës!
Ekonomia europiane u tkurr lehtë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2023, treguan shifrat e rishikuara të enjten mbrëma, duke nënvizuar ndikimin e......