Subvencionet për energjinë në Britani - Qeveria ka shpenzuar rreth 40 miliardë paund

Qeveria e Britanisë tha se ka shpenzuar pothuajse 40 miliardë paund në subvencione për energjinë që kur filloi të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballen me rritjen e faturave të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Midis fillimit të skemave në tetor dhe mars, gati 21 miliardë paund u shpenzuan për programin e Garancisë së Çmimeve të Energjisë që mbështet familjet me faturat e tyre.
12 miliardë paund të tjera u paguan nën Skemën e Mbështetjes së Faturave të Energjisë, e cila u ofronte shtëpive pagesa prej 400 paund për faturat e tyre gjatë muajve të dimrit.
Bizneset dhe organizatat e tjera morën rreth 5.5 miliardë paund sipas skemës së lehtësimit të faturave të energjisë dhe pothuajse 1 miliard paund u shpenzuan për programe të tjera. Kostoja e subvencioneve ka ndihmuar në rritjen e huamarrjes publike të Britanisë që nga fillimi i tyre tetorin e kaluar.
Zyra për Statistikat Kombëtare ka vendosur koston në 41.2 miliardë paund në vitin financiar që përfundon në mars. Subvencionet e programit për garancinë e cmimeve të energjisë për familjet do të përfundojnë në korrik pasi çmimet e rregulluara bien nën nivelin e kufirit. Mbështetja për bizneset është planifikuar të zgjasë deri në mars 2024.
Ministria britanike e energjisë tha se një pjesë e fondeve për subvencionet e energjisë do të vinte nga e ashtuquajtura taksë e papritur mbi prodhuesit e energjisë, e cila pritej të mblidhte pothuajse 26 miliardë paund deri në mars 2028.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën Atlantike” - Marrëveshje për mineralet e rralla dhe Inteligjencën Artificiale
Pavarësisht se një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet ende e parealizueshme, kryeministri britanik......

Europa hyn në recesion teknik ndërsa familjet vijojnë ‘luftën’ me krizën e kostos së jetesës!
Ekonomia europiane u tkurr lehtë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2023, treguan shifrat e rishikuara të enjten mbrëma, duke nënvizuar ndikimin e......

Cila është e ardhmja e rregullave fiskale të BE-së?!
Komisioni Europian zbuloi së fundmi një propozim për reformën e rregullave fiskale në Bashkimin Europian, të cilat ishin pezulluar gjatë pandemisë, por tani......

Nafta, humbje javore prej rreth 1% - Ndikon ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe në SHBA
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, në mbyllje të ditës së sotme. Investitorët janë......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga rritja e aplikimeve për asistencën e papunësisë në SHBA
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të enjten dollari ka ndjeshëm për shkak të rritjes së aplikimeve për përfitimin e asistencës së......

Çfarë po ndodh në tregun valutor?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë pa shumë luhatje për shkak të paqartësive në lidhje me ekonominë......

Habit inflacioni, rritet gjatë majit! - Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën “nder” konsumatorit
Inflacioni gjatë Majit, në mënyrë të papritur është regjistruar në rritje, duke u fiksuar pranë 4.7%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin......