Bota Postuar më 9 Qershor 2023, 10:08

Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën Atlantike” - Marrëveshje për mineralet e rralla dhe Inteligjencën Artificiale

Nga SCAN TV
Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën Atlantike” -

Pavarësisht se një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet ende e parealizueshme, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti Joe Biden nënshkruan një "Deklaratë të re Atlantike" që synon të forcojë sigurinë ekonomike përballë kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Marrëveshja, e shpallur në një konferencë të përbashkët për mediat në Shtëpinë e Bardhë, është në kuadër të një serie mini-marrëveshjesh për inteligjencën artificiale, mineralet e rralla, energji të pastër dhe siguri.

Sunak, e vlerësoi marrëveshjen si një "partneritet të ri ekonomik për një epokë të re, të një lloji që nuk është rënë dakord kurrë më parë. Ai përmendi 17.5 miliardë dollarë të investimeve të reja amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, me të dyja palët që po ashtu kanë ndërmarrë kërkime të përbashkëta në sektorë si ai i gjysmëpërçuesve dhe Inteligjencës Artificiale.

Një dokument që përshkruan marrëveshjen në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar Tregon se Londra dhe Uashingtoni do të fillonin bisedimet për një marrëveshje që do të lejonte që mineralet e përdorura në automjetet elektrike të cilat ndodhen në Britani të gëzojnë përfitimet tatimore sipas Aktit të Reduktimit të Inflacionit të Bidenit. I njëjti dokument thotë se Biden do t'i kërkojë Kongresit të etiketojë Britaninë si një "burim të brendshëm" brenda Aktit të të mbrojtjes së së SHBA-së, duke u dhënë furnizuesve në vend kushte më të favorshme.

Sunak, ende mjaft i ri në rol pasi mori postin pas trazirave të krijuara nga paraardhësja e tij Liz Truss, u pyet për një marrëveshje të mundshme tregtare mes dy vendeve, që iu premtua Partisë së tij Konservatore nën mandatin e Donald Trump.

Britania u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020 dhe një krizë e fundit e kostos së jetesës në Britani, si dhe sondazhet aktuale të opinionit sugjerojnë se ndjenja e publikut është kthyer kundër Brexit në mes të një krize kostoje jete të theksuar nga prombelemet në zinxhirin e furnizimit.

Dorina Kirtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Qershor

Çfarë po ndodh në tregun valutor?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat