Europa Postuar më 9 Qershor 2023, 10:22

Familjet italiane shpenzojnë kursimet e tyre - Që nga marsi depozitat janë “zbrazur” me 25 miliardë euro

Nga SCAN TV
Familjet italiane shpenzojnë kursimet e tyre - Që nga marsi depozitat

Në tre muajt e parë të 2023 - shit, familjet dhe bizneset italiane gërryen rreth 50 miliardë likuiditete në depozita. Nëse në rastin e kompanive, veçanërisht atyre të mëdha, kjo mund të konsiderohet si një shenjë e rimëkëmbjes së investimeve, për familjet nuk është një situatë e mirë.

Që nga muajt e parë të vitit 2022, kostoja e jetesës dhe inflacioni jo vetëm që kanë përmbysur trendin e kursimeve të familjeve, pothuajse afër zeros në pesë muajt e parë - mesatarisht 0.2% nga janari në maj, por për rrjedhojë kanë filluar të gërryejnë rezervat e akumuluara nga sistemi i prodhimit italian, tashmë pa burime financiare për t'u transferuar në investime.

Alarmi vjen nga sindikata e sektorit bankar, e cila do të mbajë Kongresin XXII kombëtar javën e ardhshme, në prani të krerëve të bankave kryesore italiane. Një nga çështjet kryesore në tryezë, përveç çështjes së rinovimit të kontratave të punës tashmë të skaduara prej muajsh, do të jetë dhe domosdoshmëria për mbrojtjen e kursimeve. Në të njëjtën kohë është dhe çështja tjetër e rëndësishme që lidhet me shpërblimin që bankat njohin në llogaritë rrjedhëse, por dhe depozitat, si dhe hendeku gjithnjë në rritje midis të ardhurave nga interesi dhe shpenzimeve nga interesi.

Fitimet e institucioneve kryesore të kreditit italian më 31 dhjetor 2022, të barabarta me 12.8 miliardë euro, 66% më shumë se në 2021 – shin, konsiderohen një shenjë e rritjes së të ardhurave, kostove më të ulëta të kredisë dhe shpenzimeve të pandryshuara operative.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat