Fondi i rimëkëmbjes i BE - Greqia “thith” pjesën më të madhe të parave

Greqia siguroi më shumë fonde midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian nga Fondi i Rimëkëmbjes si përqindje e PBB-së së saj, 30.5 miliardë euro ose 16.7% të PBB-së dhe deri më tani ka thithur më shumë, 11.1 miliardë euro ose 6.1% të PBB-së së saj.
Ndryshimi shpjegohet deri diku nga rëndësia relative e programit për secilin vend. Ndërsa për Greqinë burimet e Fondit korrespondojnë me 6.1% të PBB-së së saj, për Gjermaninë, e cila ka marrë 26.4 miliardë euro, korrespondojnë me vetëm 0.7% të PBB-së së saj. Përveç kësaj, Greqia ka një hendek investimi prej 100 miliardë eurosh për të mbuluar, një “trashëgimi” e memorandumeve.
Megjithatë, Komisioni i drejton edhe një paralajmërim të rëndësishëm Greqisë: Plani, thekson ai, po arrin një pikë ku do të varet gjithnjë e më shumë nga autoritetet rajonale dhe lokale, të cilat kanë dobësi administrative dhe zbatuese. Prandaj do të kërkohet koordinim dhe asistencë për këto autoritete për zbatimin e planit që përfshin një sërë tenderash publikë.
Për të mbledhur një këst, vendi duhet të plotësojë disa parakushte, të ashtuquajturat piketa, të cilat përfshijnë miratimin e reformave dhe zbatimin e investimeve. Sipas zyrtarëve të ministrisë së financave në vend, ky është një plan shumë i ashpër. Deri tani Greqia ka plotësuar 85 parakushte, Gjermania me sa duket asnjë. Deri më tani, kërkesë për një këst të tretë, përveç Greqisë, kanë paraqitur edhe Spanja dhe Italia, të cilat janë përgjithësisht përpara për nga performanca.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Familjet italiane shpenzojnë kursimet e tyre - Që nga marsi depozitat janë “zbrazur” me 25 miliardë euro
Në tre muajt e parë të 2023 - shit, familjet dhe bizneset italiane gërryen rreth 50 miliardë likuiditete në depozita. Nëse në rastin e kompanive, veçanërisht......

Shqipëria kërkon kontraktor për impiantin e dytë fotovoltaik në digën e hidrocentralit të Vaut të Dejës
Prodhuesi shtetëror shqiptar i energjisë elektrike KESH po merr oferta për një projekt të energjisë diellore në digën e tij të Zadejës, që i përket......

Udhëtimi ajror do të rritet afër rekordit në 2023 – Parashikohen fitime deri në 9.8 miliard dollarë
Linjat ajrore do të fluturojnë 4.35 miliardë pasagjerë këtë vit, afër rekordit të 2019-ës pasi industria rikthehet nga pandemia Covid, tha një grup......

Kreu “ndryshe” i Bankës Qendrore në Turqi - Hafize Erkan e arsimuar në SHBA, pritet të ndryshojë kursin
Presidenti turk Tajip Erdogan emëroi Hafize Gaye Erkan, një financiere ekzekutive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye të Bankës Qendrore të Turqisë,......

Subvencionet për energjinë në Britani - Qeveria ka shpenzuar rreth 40 miliardë paund
Qeveria e Britanisë tha se ka shpenzuar pothuajse 40 miliardë paund në subvencione për energjinë që kur filloi të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballen......

Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën Atlantike” - Marrëveshje për mineralet e rralla dhe Inteligjencën Artificiale
Pavarësisht se një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet ende e parealizueshme, kryeministri britanik......

Europa hyn në recesion teknik ndërsa familjet vijojnë ‘luftën’ me krizën e kostos së jetesës!
Ekonomia europiane u tkurr lehtë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2023, treguan shifrat e rishikuara të enjten mbrëma, duke nënvizuar ndikimin e......

Cila është e ardhmja e rregullave fiskale të BE-së?!
Komisioni Europian zbuloi së fundmi një propozim për reformën e rregullave fiskale në Bashkimin Europian, të cilat ishin pezulluar gjatë pandemisë, por tani......