Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2023, 13:55

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale

Nga SCAN TV
Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm

GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe zbatuar nga GIZ Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Projekti synon të nxisë rritjen e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale përgjatë zbatimit të tij në katër vitet e ardhshme (2023-2026), duke kontribuar më gjerë në zhvillimin e qëndrueshëm në vend. Duke punuar ngushtësisht me bizneset dhe qeverinë shqiptare, projekti do të mbështesë hartimin e politikave zhvillimore dhe praktikat inovatore në bujqësi dhe në turizmin rural, duke promovuar rritjen e gjelbër, dixhitalizimin dhe diversitetin, në përputhje me procesin e pranimit të vendit në BE.

Prodhimi bujqësor është në fokus të projektit, me theks të veçantë tek perimet në sera, frutat dhe produktet e bulmetit. Nëpërmjet iniciativave të tilla si adoptimi i metodave biologjike të kontrollit të dëmtuesve, synohet përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së prodhimit të tyre.

Në fjalën e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca tha se faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” vendos në dispozicion të fermerëve një mjet shtesë për të rritur produktivitetin në ferma.

Paralelisht me mbështetjen në sektorin bujqësor, projekti synon promovimin e turizmit rural me fokus agroturizmin, turizmin e aventurës dhe menaxhimin e destinacioneve turistike.

“Kemi filluar komunikimet me ITB BERLIN, panairin më të madh në botë të turizmit, që Shqipëria të jetë vendi i nderit në vitin 2025, ç’ka përkthehet në një sërë aktivitetesh nga viti 2024 deri në vitin 2025 dhe ftoj partnerët që të na mbështesin në këtë projekt të ri.”: tha Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro.

Projekti do të mbështesë krijimin e modeleve të suksesshme pilote në të dy sektorët, me qëllim replikimin e tyre të mëtejshëm në të gjithë tregun.

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane, SH.T. Peter Zingraf përmendi disa nga këto modele si kontrolli biologjik në sera apo platforma inovative e turizmit, me qëllim përmirësimin e produkteve turistike kudo në Shqipëri.

Ndërsa Zëvendës Shefi i Misionit Zviceran në Shqipëri, Dr. Patrik Meier theksoi rëndësinë që luan bashkëpunimi mes donatorëve dhe qeverisë shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri.

Në përfundim të aktivitetit, të ftuarit u prezantuan me disa prej produkteve lokale te certifikuara, produkteve të fruta-perimeve dhe bulmetit të mbështetura nga GIZ gjatë katër viteve të fundit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......