Skemat Kombëtare kërkojnë më shumë para’ - Fondet e akorduara këtë vit, mbulojnë vetëm gjysmën e aplikimeve

Interesi i lartë i fermerëve për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi vë në presion Ministrinë e Financave që të rrisë fondet për mbështetjen e kësaj kategori, me qëllim që të nxisë zhvillimin bujqësor dhe rural në vend.
Referuar raportit të realizimit të buxhetit për 4 muajt e parë të vitit, të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe dorëzuar Ministrisë së Financave, del në pah se problematikë mbetet shtesa e fondeve për skemat kombëtare, pasi kërkesa është shumë e lartë, si dhe shtesë për shpenzimet korrente për AZHBR-në, për mundësimin e pagesave të detyrueshme.
Sipas të dhënave të analizuara nga Ministria e Bujqësisë, rezulton se fondi duhet të rritet me rreth 2.5 miliardë lekë. Konkretisht në raport bëhet me dije se sa i takon masave mbështetëse për vitin 2023, kanë aplikuar rreth 13,966 aplikantë për skemat kombëtare, me një fond prej 3,7 miliardë lekë. Janë në proces kontrolli me dosje dhe në terren rreth 2,315 aplikime. Sipas ministrisë, fondi i kërkuar përmes aplikimeve është rreth 3.7 miliardë lekë, nga rreth 2 miliardë të alokuara, pra me një mbulim për vetëm 54% të aplikimeve.
Interesi më i madh vazhdon të jetë tek masa e blegtorisë me rreth 62% të aplikimeve, ndjekur nga mbështetja për bletarinë me rreth 28% të totalit të aplikimeve. Po ashtu sa i takon skemës së subvencionimit me naftë për mekanizimin në bujqësi, janë 54,691 aplikime në total me një fond të kërkuar prej rreth 2,16 miliardë lekë.
Ndërsa me buxhetin e vënë në dispozicion mbulohet vetëm 61% të kërkesës. Në total për skemat kombëtare 2023 u vendosën në dispozicion rreth 3.3 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......

Ballkani Perëndimor, “tërheqës” për bankat - Anketimi i Bankës Europiane të Investimeve/ Sfidë, rritja e kredive me probleme
Grupet bankare ndërkombëtare po ruajnë pozitë të fortë në Ballkanin Perëndimor pavarësisht sfidave gjeopolitike. Në këtë përfundim ka arritur një anketim i......

'Dollarizimi' i ekonomisë së Koresë së Veriut, dikur jetik, tani kërcënim potencial për sundimin e Kim!
Koreja e Veriut ka toleruar përdorimin e përhapur të monedhave të huaja më të qëndrueshme si dollarët amerikanë dhe juani kinez që kur një rivlerësim i keq i......

UBS bie dakord me qeverinë zvicerane për garancinë e humbjeve të Credit Suisse!
UBS ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë zvicerane për të mbuluar deri në 9 miliardë franga zvicerane (10.00 miliardë dollarë) humbje nga marrja urgjente......

Rriten lehtë kreditë me probleme - Pranë 5.18% në Prill, niveli më i lartë që prej Korrikut 2022
Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rritje të lehtë gjatë muajit prill të këtij viti, raporton Banka e Shqipërisë nëpërmjet treguesve të......

Goldman Sachs priste që lira turke të binte në 3 muaj por kjo ndodhi në vetëm 3 ditë!
Lira turke ka zgjatur rënien e saj të lirë pas zgjedhjeve këtë javë, duke tejkaluar tashmë një parashikim të Goldman Sachs për një dobësim të ndjeshëm të......

Fabrika e dytë europiane e Tesla, në Spanjë? - Vlera totale e imvestimit llogaritet në 4.5 miliardë euro
Kompania Tesla është në bisedime me autoritetet rajonale të Valencias në Spanjë. Një zëdhënës i qeverisë rajonale deklaroi se kishte zhvilluar takime me një......

Fondi i rimëkëmbjes i BE - Greqia “thith” pjesën më të madhe të parave
Greqia siguroi më shumë fonde midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian nga Fondi i Rimëkëmbjes si përqindje e PBB-së së saj, 30.5 miliardë euro ose 16.7% të......