“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” - Nga paga, deri te standardet e punës. Arsyet pse largohen profesionistët

Profesionistë ka, por bizneset nuk mund t’i paguajnë në bazë të kualifikimeve që punonjësit meritojnë. Është kjo një nga situatat ku të kualifikuarit gjenden së fundmi. Eksperti i punës Erjon Muça liston arsyet se pse kompanitë dhe bizneset nuk pranojnë punonjës të kualifikuar.
“Shumë biznese dhe kompani preferojnë kandidatë me pak kualifikim sepse duan ta paguajnë më pak, duan ta shfrytëzojnë shumë me orar dhe pa orar dhe kërkojnë maksimumin e resurseve intelektuale, profesionale, dhe atyre sociale nga ky punonjës, duke rritur apo maksimizuar në këtë mënyrë dhe të ardhurat, fitimet, dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit dhe sipërmarrjes. Kjo edhe për një arsye tjetër, arsyeja qëndron për shumë kompani dhe biznese nuk kanë standard të funksionalitetit të tyre të brendshme, nuk kanë një modernizim të organizimit të tyre, gjë që bën që një profesionist të mos e gjej veten dhe do të largohet shpejt nga një sipërmarrje kur nu ki ka të sistemura proceset e dhe procedurat e punës, kur nuk ka të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësitë si duhet", u shpreh Erion Muça, Ekspert Pune.
Në një kohë kur bizneset janë në krizë për punonjës, nga ana tjetër nuk u ofrojnë atë pagë që meritojnë, zgjdhidhje për ta mbetet emigrimi. Por a mbetet paga kushti kryesor që punonjësit largohen nga Shqipëria?
“Kanë kufizime të mëdha për të vjelur investimin mbrapsht që kanë bërë për formimin e vetes. Profesionistët e kulaifikuar largohen nga vendi sepse mundësitë dhe hapësirat që i ofrohen në Shqipëri janë shumë të kufizuaraqë ata të kenë mundësinë të kthejnë mbrapsht investimin që kanë bërë të vetja e tyre duke u zhvilluar profesionalisht, duke u arsimuar, duke u kulaifikuar në mëbyrë të vazhdueshme dhe nuk e gjejnë mundësinë dhe hapësirën e tyre në tregun vendas. Kjo si rjedhojë e ccështjeve që kanë të bëjnë me modernizimin apo pritshmërinë e arsyeshme dhe objective që ata kanë me qëllim që gjithë këtë formim që kanë të mund ta vëjnë në zbatim në praktikë”, u shpreh Muça.
Sipas Muçës janë implementuar disa nisma për të mbajtur në Shqipëri të kualifikuarit apo ekselentët por rezultatet e tyre nuk janë bërë transparente.
"Të gjitha këto nisma nuk kanë qenë efikase sepse është tregu ai që duhet të modernizohet në vetvete, janë mekanizmat apo sistemet dhe procedurat burokratike të standartizuara që duhet të funksionojnë në kompani dhe biznese private”, tha Muça.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Cilësia e furnizimit me energji elektrike - ERE shtyn afatin për përmbushjen e detyrimeve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Fluturimet nga Rinasi, 3 destinacionet që kryesojnë listën - Të dhënat/ 40 linja shënuan rritje të numrit të pasagjerëve, në rënie vetëm 7
Teksa trafiku i pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, Londra, Milano dhe Bergamo janë 3 destiancionet me......

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit
Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e......

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......

Si do fitohet pronësia për tokat bujqësore? - Gati VKM për pajisjen me certifikata pronësie që shumë fermerë i kanë prej vitesh në përdorim
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergj Begaj, shpjegon se Qeveria është fare pranë hartimit të një vendimi, që parashikon pajisjen me certifikata pronësie......

“Minimumi jetik sot mbi 200 euro, të vendoset me ligj” - Deputetët e opozitës depozitojnë draftin në Kuvend: Asnjë qytetar nën kufirin e varfërisë
Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon llogaritjen e të ardhurave minimale për të përballuar jetesën dhe vendosjen e......

Skemat Kombëtare kërkojnë më shumë para’ - Fondet e akorduara këtë vit, mbulojnë vetëm gjysmën e aplikimeve
Interesi i lartë i fermerëve për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi vë në presion Ministrinë e Financave që të rrisë fondet për mbështetjen e kësaj......

Sa peshë zë duhani i hapur në konsum? - Kërkohet ligj për taksimin e produktit të kultivuar
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......