Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë - Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme

Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me qytetet më “inteligjente” është Nju Jorku, i ndjekur nga Toronto, në vendin e 3-të, Seuli në vendin e 4-të, ndërsa qyteti Shenzhen në vendit e 5-të. Një vit më parë, renditja përfshinte – përveç Shangait, Seulin në vendin e dytë, Barcelonën, Pekinin dhe Nju Jorkun.
Vlerësimi nxjerr në pah qytetet më të zgjuara në botë midis 50 qyteteve më të zgjuara në mbarë botën, duke vlerësuar një sërë kriteresh. Pesë metropolet kampione për vitin 2023 dallohen në fusha si transporti dhe infrastruktura “inteligjente”, energjia dhe sistemet inteligjente të ndriçimit, menaxhimi “i zgjuar” i trafikut, përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe lidhja urbane.
Juniper Research e rendit Shangain të parin ndër qytetet më “inteligjente” në botë për të dytin vit radhazi, falë lidhjeve të avancuara të qytetit dhe sistemeve të ruajtjes së të dhënave. Karta e fortë e Shangait, sipas analistëve, është Suishenban Citizen Cloud, e cila ofron akses në më shumë se 1000 shërbime të ndryshme për banorët e qytetit, si dhe zhvillimin e fuqishëm të 5G dhe përdorimin e teknologjive inovative.
Për më tepër, të gjitha qytetet kryesore që zënë vendet e para në renditje kanë zhvilluar shërbime që përdorin efektivisht të dhënat dhe lidhjen për të përmirësuar përvojat e qytetarëve. Shanghai ka marrë një qasje të përbashkët ndaj të dhënave, duke ndërtuar jo vetëm një platformë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave, por edhe lidhjen për të mbështetur çdo aspekt të saj.
Qytetet “inteligjente”, përtej avantazheve të dukshme që ofrojnë për banorët e tyre, kanë një kontribut të madh në ekonomitë e tyre kombëtare, por edhe një gjurmë të madhe në ekonominë globale. Sipas vlerësimeve të Juniper Research, kursimet e kostos nga zhvillimi i qyteteve "të zgjuara" parashikohen të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2028 në mbarë botën. Performanca korresponduese në vitin 2023 vlerësohet të jetë 96 miliardë, që përkthehet në një rritje kumulative prej 158% midis 2023 - shit dhe 2028 - ës. Kursimet e kostos vijnë nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe emetimet nga zhvillimi i rrjeteve të transportit inteligjent dhe infrastrukturës, nga trafiku "inteligjent", menaxhimi dhe ndriçimi 'smart' i rrugëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para shpenzoi Ministria e Bujqësisë sipas zërave?
Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar afroi 1.7 miliard lekë përgjatë 4 muajve të parë të vitit nga buxheti total për vitin 2023, i cili është në vlerën e 14.2......

Britania pezullon taksën “surprizë”? - Vendimi pas uljes së çmimeve të naftës dhe gazit për një periudhë të gjatë
Taksa “surprizë” për kompanitë e naftës dhe gazit do të pezullohet nëse çmimet bien në nivele normale për një periudhë të qëndrueshme. Deklarata është bërë nga......

“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” - Nga paga, deri te standardet e punës. Arsyet pse largohen profesionistët
Profesionistë ka, por bizneset nuk mund t’i paguajnë në bazë të kualifikimeve që punonjësit meritojnë. Është kjo një nga situatat ku të kualifikuarit gjenden......

Cilësia e furnizimit me energji elektrike - ERE shtyn afatin për përmbushjen e detyrimeve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Fluturimet nga Rinasi, 3 destinacionet që kryesojnë listën - Të dhënat/ 40 linja shënuan rritje të numrit të pasagjerëve, në rënie vetëm 7
Teksa trafiku i pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme, Londra, Milano dhe Bergamo janë 3 destiancionet me......

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu - Një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit
Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e......

Nis faza e dytë e projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” - Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe të ardhurave në zonat rurale
GIZ Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin prezantues të fazës së dytë të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane dhe......

Si do fitohet pronësia për tokat bujqësore? - Gati VKM për pajisjen me certifikata pronësie që shumë fermerë i kanë prej vitesh në përdorim
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergj Begaj, shpjegon se Qeveria është fare pranë hartimit të një vendimi, që parashikon pajisjen me certifikata pronësie......