Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2023, 11:34

Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para shpenzoi Ministria e Bujqësisë sipas zërave?

Nga SCAN TV
Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para

Ministria e  Bujqësisë ka shpenzuar afroi 1.7 miliard lekë përgjatë 4 muajve të parë të vitit nga buxheti total për vitin 2023, i cili është në vlerën e 14.2 miliardë lekëve.  Në realizimin e 4–mujorit, peshën më të madhe në nivelin e realizimit ndaj totalit, e zë programi buxhetor “Planifikim Menaxhim Administrimi” me 37.6% dhe pas tij programi “Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor” me 27,8%.

Referuar raportit të monitorimit të buxhetit për periudhën Janar-Prill të hartuar nga Ministria e Bujqësisë, rezulton se e ndarë në zëra, më shumë janë shpenzuar para për infrastrukturën e kullimit dhe ujitjes, afro 550 milionë lekë, ku është bërë e mundur të vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, veçanërisht në bërjen funksional të kanaleve kryesor ujitës Peqin-Kavajë, që mbulon me ujitje bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, kanaleve Naun Panxhi dhe Poilis Tudan, që mbulojnë me ujitje bashkinë Elbasan, si dhe veprat e marrjes së ujit për disa kanale kryesor ujitës në administrim të Ministrisë (kanalet Mat-Lezhë, Mat-Kurbin në Lezhë e Kurbin, Vjosë-Levan-Fier, në Fier, Degët Ujitëse me rezervuarin e Thanës në Lushnje etj).

Kanë filluar punimet për pastrimin e rrjetit kryesor kullues si dhe është mundësuar funksionimi normal i 27 hidrovorëve për kullimin e rreth 70,000 ha, veçanërisht puna pandërprerje në periudhat me rreshje. Në lidhje me projektet për investime: nga 42 objekte, në 15 prej tyre që janë objekte në vazhdim, kanë përfunduar punimet në 11 objekte, ndërsa 27 objekte të tjerë janë të rinj dhe aktualisht nuk kanë filluar akoma punimet, pasi janë në procedurat e prokurimit. Zëri i dytë për të cilin janë shpenzuar më shumë fonde në 4 mujor është siguria ushqimore me 454 milionë lekë dhe më pas ndiqet nga zhvillimi rural me 368 milionë lekë pasi fondet për skemat kombëtare janë ende në proces disbursimi.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat