Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin takimet e Rezervës Federale, BQE dhe Bankës së Japonisë

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatitet për një javë shumë të ngjeshur me takimet e bankave qendrore në SHBA, Europë dhe Azi. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa sektori i shërbimeve kryeson fitimet, në rritje me 0.7%. Banka zvicerane UBS po qëndron në rritje me rreth 1%, pasi njoftoi se e ka përfunduar procesin e blerjes së Credit Suisse.
Të mërkurën, në vëmendje të investitorëve do të jetë takimi i Rezervës Federale, ndërsa të enjten do të jetë takimi i Bankës Qendrore Europiane. Sipas analistëve, ekzistojnë 70% mundësi që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit.
Në anën tjetër, investitorët janë të paqartë në lidhje me vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane, sepse javën e kaluar presidentja, Christine Lagarde deklaroi se pavarësisht se inflacioni u ngadalësua në 6.1%, normat e interesit do të vazhdojnë të rriten sepse kjo shifër është shumë larg objektivit për një inflacion prej 2%.
SCAN
Sondazh

Pirateri e kontent të jashtligjshëm, AKEP mbyll 259 domaine - Pjesa më e madhe me kërkesë të AMA-s për pirateri dhe lojëra fati të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur 259 domaine e faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme apo të......

Blerja e energjisë nga centrali diellor në Karavasta - Aktivizohet ndihma shtetërore, shkak ndryshimi për blerjen 15-vjeçare me çmim 24.89 euro/mWh
Blerja e energjisë së prodhuar nga centrali fotovoltaik në Karavasta do të jetë pjesë e ndihmës shtetërore. Komisioni, që kryesohet nga ministrja e Financave......

Gjermanët nuk po konsumojnë më! - Ekonomia e vendit shkon drejt recesionit
Ulja e shpenzimeve konsumatore ishte një nga shkaqet që e çoi Gjermaninë në recesion në tremujorin e parë, kur vendet e tjera të Eurozonës arritën ta shmangnin......

Parada e "heshtur" e sipërmarrësve në Kinë - Arsyeja, masat e marra nga Pekini për sigurinë kombëtare
Muajt e fundit, Kina ka përjetuar një paradë të vërtetë të Drejtorëve Ekzekutiv të gjigantëve amerikanë, duke përfshirë Elon Musk të Tesla-s dhe David Solomon......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? - Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë - Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme
Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me......

Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para shpenzoi Ministria e Bujqësisë sipas zërave?
Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar afroi 1.7 miliard lekë përgjatë 4 muajve të parë të vitit nga buxheti total për vitin 2023, i cili është në vlerën e 14.2......

Britania pezullon taksën “surprizë”? - Vendimi pas uljes së çmimeve të naftës dhe gazit për një periudhë të gjatë
Taksa “surprizë” për kompanitë e naftës dhe gazit do të pezullohet nëse çmimet bien në nivele normale për një periudhë të qëndrueshme. Deklarata është bërë nga......