Blerja e energjisë nga centrali diellor në Karavasta - Aktivizohet ndihma shtetërore, shkak ndryshimi për blerjen 15-vjeçare me çmim 24.89 euro/mWh

Blerja e energjisë së prodhuar nga centrali fotovoltaik në Karavasta do të jetë pjesë e ndihmës shtetërore. Komisioni, që kryesohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka vendosur të autorizojë një skemë ndihme të propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në fillim të këtij viti. Ndërkohë që, referuar të dhënave në skemën e njoftuar, kompania Voltalia që ka fituar ankandin për centralin 140 MW, do të sigurojë mbështetje nga burime shtetërore, për energjinë elektrike të gjeneruar, në rastin e një konvertimi të Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike PPA me likuidim fizik, në një kontratë për diferencë me likuidim financiar.
Kontrata PPA parashikon blerjen e energjisë eletkrike me një çmim fiks prej 24.89 euro/mWh për 15 vjet për kapacitetin 70 MW. Ndërkohë që, konvertimi i kontratës do të duhet të bëhet me plotësimin e disa kushteve, ku përfshihen konsolidimi i transaksioneve përmes Burës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Në momentin që ndodh konvertimi i kontartës dispozitat për livrimin dhe pagesën do të ndryshohen për të parashikuar çmimin e tregut për energjinë e prodhuar dhe ndarjen e elementit të shpërblimit të ndryshueshëm nga çmimi i tregut.
Ndërkaq, në vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ndër të tjera thuhet se duke qenë se energjia elektrike tregtohet në tregje ndërkombëtare, referuar të dhënave të skemës së njoftuar, ekziston mundësia që skema të ndikojë në situatën e konkurrencës në treg të energjisë elektrike treg dhe ndikojë në tregtinë ndërmjet shtetesh. Por, referuar përjashtimeve të ligjit, komisoni ka vendosur miratimin e skemës, duke vlerësuar se skema e njoftuar synon të nxisë prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Ola Mitre / SCAN

Gjermanët nuk po konsumojnë më! - Ekonomia e vendit shkon drejt recesionit
Ulja e shpenzimeve konsumatore ishte një nga shkaqet që e çoi Gjermaninë në recesion në tremujorin e parë, kur vendet e tjera të Eurozonës arritën ta shmangnin......

Parada e "heshtur" e sipërmarrësve në Kinë - Arsyeja, masat e marra nga Pekini për sigurinë kombëtare
Muajt e fundit, Kina ka përjetuar një paradë të vërtetë të Drejtorëve Ekzekutiv të gjigantëve amerikanë, duke përfshirë Elon Musk të Tesla-s dhe David Solomon......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? - Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë - Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme
Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me......

Ujitja dhe kullimi merr më shumë fonde në 4-mujor - Sa para shpenzoi Ministria e Bujqësisë sipas zërave?
Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar afroi 1.7 miliard lekë përgjatë 4 muajve të parë të vitit nga buxheti total për vitin 2023, i cili është në vlerën e 14.2......

Britania pezullon taksën “surprizë”? - Vendimi pas uljes së çmimeve të naftës dhe gazit për një periudhë të gjatë
Taksa “surprizë” për kompanitë e naftës dhe gazit do të pezullohet nëse çmimet bien në nivele normale për një periudhë të qëndrueshme. Deklarata është bërë nga......

“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” - Nga paga, deri te standardet e punës. Arsyet pse largohen profesionistët
Profesionistë ka, por bizneset nuk mund t’i paguajnë në bazë të kualifikimeve që punonjësit meritojnë. Është kjo një nga situatat ku të kualifikuarit gjenden......

Cilësia e furnizimit me energji elektrike - ERE shtyn afatin për përmbushjen e detyrimeve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......