Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e prodhimit

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët kanë ende paqartësi në lidhje me vendimet që do të marrin bankat qendrore në vonë gjatë kësaj jave. Gjithashtu, ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe rritja e furnizimit të tregut nga Rusia kanë ushtruar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 69 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat realizuan humbje javore për të dytën jave me radhë, pasi të dhënat zhgënjyese mbi ekonominë kineze kanë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Këto zhvillime kanë eklipsuar angazhimin e Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milionë fuçi naftë në ditë, duke filluar nga korriku.
Ndërkohë, shumica e analistëve parashikojnë se Rezerva Federale në SHBA nuk do të ndryshojë politikën monetare në takimin që përfundon të mërkurën. Referuar të dhënave të tjera, eksportet e Rusisë drejt Indisë janë rritur ndjeshëm, pavarësisht embargos së vendosur nga Bashkimi Europian dhe vendet e G7-ës në dhjetorin e kaluar.
SCAN
Sondazh

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin takimet e Rezervës Federale, BQE dhe Bankës së Japonisë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatitet për një javë shumë të ngjeshur me takimet e bankave qendrore në......

Pirateri e kontent të jashtligjshëm, AKEP mbyll 259 domaine - Pjesa më e madhe me kërkesë të AMA-s për pirateri dhe lojëra fati të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur 259 domaine e faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme apo të......

Blerja e energjisë nga centrali diellor në Karavasta - Aktivizohet ndihma shtetërore, shkak ndryshimi për blerjen 15-vjeçare me çmim 24.89 euro/mWh
Blerja e energjisë së prodhuar nga centrali fotovoltaik në Karavasta do të jetë pjesë e ndihmës shtetërore. Komisioni, që kryesohet nga ministrja e Financave......

Gjermanët nuk po konsumojnë më! - Ekonomia e vendit shkon drejt recesionit
Ulja e shpenzimeve konsumatore ishte një nga shkaqet që e çoi Gjermaninë në recesion në tremujorin e parë, kur vendet e tjera të Eurozonës arritën ta shmangnin......

Parada e "heshtur" e sipërmarrësve në Kinë - Arsyeja, masat e marra nga Pekini për sigurinë kombëtare
Muajt e fundit, Kina ka përjetuar një paradë të vërtetë të Drejtorëve Ekzekutiv të gjigantëve amerikanë, duke përfshirë Elon Musk të Tesla-s dhe David Solomon......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? - Rreth 4 mijë lekë në muaj, për ata që marrin dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë - Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme
Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me......