Mali i Zi: Partia e re "Europa tani" kryeson pas zgjedhjeve!

Partia e re e reformave, "Europa tani" të dielën ka marrë sipas llogaritjeve të fundit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 26% të votave. Kjo parti merr kështu 24 nga 81 mandate në parlament, sipas Institutit të Studimeve Zgjedhore, CDT në Podogoricë. Forca e dytë zgjedhore u rendit partia e Demokratëve Socialistë e ish-presidentit, Gjukanoviç, me 23% të votave dhe 21 mandate.
Pjesëmarrja zgjedhore kapi shifrën e 56%, dukshëm nën pritshmëritë e vëzhguesve. Sipas të dhënave, Komisioni Qendror do të japë rezultatin përfundimtar në ditët e ardhshme. "Europa tani" e krijuar në prill hyri në zgjedhje si partia më e preferuar nga zgjedhësit. Në të njëjtën kohë ajo mbështet afrimin me Serbinë. Edhe presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatovic vjen nga kjo parti.
Kandidati kryesor i kësaj partie, Milojko Spajic që të dielën në mbrëmje ngriti pretendimin për postin e kryeministrit. "Është e qartë që ne do të krijojmë qeverinë e re pro-europiane", tha ai në një konferencë për shtyp në Podogoricë. Por kjo parti ka nevojë për partnerë që të qeverisë në të ardhmen. Partia proeuropiane e DPS që ka qeverisur nga viti 1990 deri në 2020 në Mal të Zi e ka përjashtuar bashkëpunimin me Spajic.
Me zgjedhjet e së dielës lidhet shpresa e dhënies fund të krizës politike në Mal të Zi. Rregullisht ka pasur mocione mosbesimi dhe përplasje mes presidentit të atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe deputetëve. Në mars Gjukanoviç shpërbëu parlamentin dhe vendosi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
SCAN

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Miliarderi George Soros zgjedh pasuesin - Dorëzon kontrollin e perandorisë te djali i tij Alex
Financieri miliarder George Soros po ia dorëzon kontrollin e perandorisë së tij masive djalit të tij Aleksandrit, tha një zëdhënës i Soros të......

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e prodhimit
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët kanë ende paqartësi në lidhje me vendimet që do të marrin bankat qendrore në vonë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin takimet e Rezervës Federale, BQE dhe Bankës së Japonisë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatitet për një javë shumë të ngjeshur me takimet e bankave qendrore në......

Pirateri e kontent të jashtligjshëm, AKEP mbyll 259 domaine - Pjesa më e madhe me kërkesë të AMA-s për pirateri dhe lojëra fati të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur 259 domaine e faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme apo të......

Blerja e energjisë nga centrali diellor në Karavasta - Aktivizohet ndihma shtetërore, shkak ndryshimi për blerjen 15-vjeçare me çmim 24.89 euro/mWh
Blerja e energjisë së prodhuar nga centrali fotovoltaik në Karavasta do të jetë pjesë e ndihmës shtetërore. Komisioni, që kryesohet nga ministrja e Financave......

Gjermanët nuk po konsumojnë më! - Ekonomia e vendit shkon drejt recesionit
Ulja e shpenzimeve konsumatore ishte një nga shkaqet që e çoi Gjermaninë në recesion në tremujorin e parë, kur vendet e tjera të Eurozonës arritën ta shmangnin......