Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2023, 10:45

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Nga SCAN TV
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u shitur me 99.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka shënuar një rikuperim të lehtë të vlerës mëngjesin e  kësaj të hëne pasi është blerë sot me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë në raport me një javën e shkuar.

Franga zvicerane ka ndjekur edhe ajo të njëjtën kurbë sikurse edhe valutat e tjera kryesore duke u dobësuar sërish edhe këtë të hënë teksa është blerë sot me 108.2 lekë dhe është shitur me 109.2 lekë.

Paundi britanik duket i qëndrueshëm këtë fillim jave pasi edhe pse ka pasur rënie të vazhdueshme të kuotës gjatë javës së kaluar dhe fundjavës është blerë sot me 123 lekë dhe është shitur me 124.1 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat