Bota Postuar më 12 Qershor 2023, 10:53

UBS përfundon blerjen e rivalit Credit Suisse - Banka zvicerane zyrtarizoi procedurat: Jemi gati për sfidat!

Nga SCAN TV
UBS përfundon blerjen e rivalit Credit Suisse - Banka zvicerane zyrtarizoi

Banka zvicerane UBS konfirmoi zyrtarisht blerjen e rivales së saj Credit Suisse. Në një letër të hapur, kryetari i bordit të UBS dhe drejtori Ekzekutiv u shprehën se tani do të kryhet një bashkim i ekspertizës kolektive dhe udhëheqjes e menaxhimit të pasurisë së UBS dhe Credit Suisse për të krijuar një firmë të përbashkët edhe më të fortë.

Në letër thuhet më tej se do të ketë sfida si dhe mundësi të shkëlqyera, pasi banka angazhohet që të mos bëjë kurrë kompromis me kulturën e fortë të UBS, qasjen konservatore të rrezikut apo shërbimin cilësor.

UBS ra dakord për marrëveshjen prej 3.2 miliardë dollarësh në mars, me rregullatorët zviceranë që luajtën një rol kyç në blerje, mes shqetësimeve se humbjet e rënda në Credit Suisse do të destabilizonin sistemin bankar.

UBS e zgjeruar do të ketë një bilanc prej 1.6 trilion dollarësh dhe burime njerëzore prej 120 mijë personash. Rregullatorët thanë se do të mbulonin humbjet deri në 10 miliardë dollarë.

Blerja, e cila pason skandale të shumta dhe vite të tëra rënie të çmimit të aksioneve në Credit Suisse, fshiu në mënyrë të diskutueshme asetet me vlerë 17 miliardë dollarë të mbajtësve të obligacioneve AT1 të bankës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Qershor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat